Nënkryetarin e Bujanocit e fton MPB’ja serbe për çështjen e ri-vendosjes së flamurit kombëtar

Nënkryetarin e Bujanocit e fton MPB’ja serbe për çështjen e ri-vendosjes së flamurit kombëtar

Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu është ftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, të paraqitet në policinë e kësaj komune. Një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë Musliu, derisa ka bërë me dije se arsyeja e ftesës ishte ri-vendosja e flamurit kombëtar tek varri i dëshmorit Fatmir Ibishi. […]

Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu është ftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, të paraqitet në policinë e kësaj komune.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë Musliu, derisa ka bërë me dije se arsyeja e ftesës ishte ri-vendosja e flamurit kombëtar tek varri i dëshmorit Fatmir Ibishi.

“Kjo ftesë ndërlidhet me provokimin që na është bërë në Konçul të Bujanocit, ku tek varri i dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi, ishte vendosur një flamur i Serbisë dhe ishte hequr flamuri kombëtar”, ka shkruar ai në Facebook.

Flamuri serb ishte vendosur nga persona të paidentifikuar në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, në afërsi të përmendores së dëshmorit të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, përmendorja e së cilit edhe ishte dëmtuar.

Kësisoj zëvendëskryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu e ka larguar flamurin serb nga aty dhe ka vendosur flamurin shqiptar.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Bujanocit

Më lejoni t’iu njoftoj se sot kam marrë një ftesë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, që të paraqitem më datën 12 korrik 2021 në organet e policisë në Bujanoc.

Kjo ftesë ndërlidhet me provokimin që na është bërë në Konçul të Bujanocit, ku tek varri i dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi, ishte vendosur një flamur i Serbisë dhe ishte hequr flamuri kombëtar.

Unë, si nënkryetar i komunës, do të paraqitem sipas ftesës zyrtare në institucionin ku më është bërë thirrja dhe do të ripërsëris qëndrimin tim lidhur me këtë ngjarje.

Përsëris se vendosja e flamurit të Serbisë në atë lokacion paraqet një provokim për komunitetin dhe reagimi im ka qenë konform menaxhimit sa më të mirë dhe në qetësi të kësaj situate.

Simbolet kombëtare janë të shenjta dhe duke respektuar këto simbole ne forcojmë themelet dhe vlerat sublime të demokracisë.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj