Në Prishtinë e Gjilan, policia konfiskon mbi 14 kg marihuanë

Në Prishtinë e Gjilan, policia konfiskon mbi 14 kg marihuanë

Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Narkotik, njësia rajonale Prishtinë pas hetimeve intensive me datë 10.07.2021 ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, mbi dyshimin e bazuar për përfshirjen e personave të dyshuar në veprën penale të “Blerjes, shitjes dhe shpërndarjes së”, me ç’rast kanë konfiskuar mbi 14 kilogram substance narkotike e […]

Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Narkotik, njësia rajonale Prishtinë pas hetimeve intensive me datë 10.07.2021 ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, mbi dyshimin e bazuar për përfshirjen e personave të dyshuar në veprën penale të “Blerjes, shitjes dhe shpërndarjes së”, me ç’rast kanë konfiskuar mbi 14 kilogram substance narkotike e dyshuar marihuane.

Ky operacion policor ndërlidhet me veprimet e zyrtareve policor ne terren, te cilët sot rreth orës 08:00 kanë tentuar të ndalojnë për kontrollë dy vetura të dyshuara, njëra “Golf” ngjyrë e bardhë me targa të Kosovës me vozitës (E. R.) dhe vetura “Audi A6” ngjyrë e kaltër me targa të shtetit të Italisë me vozitës (B. G), që ishin duke lëvizur nga Prishtina në drejtim të Gjilanit .

Personat e dyshuar me të vërejtur zyrtaret policorë kanë filluar ikjen neper një rrugë malore dhe më pas dyshohet se janë ndalur për të hedhur gjera të dyshuara nga automjetet, e që dyshohej se ishte substancë narkotike. Njësia policore ka arritur shpejt në atë lokacion dhe personat e dyshuar bashkë me veturat kanë filluar ikjen nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar një rrugë malore në një zonë të pabanuar .

Me këtë rast për të ju shmangur arrestimit i dyshuari (E. R,) nga brezi kishte nxjerre një armë revole ngjyrë të zezë dhe e kishte drejtuar drejt zyrtareve policorë, mirëpo falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë të cilët nuk janë zmbrapsur, por iu kanë dhënë komanda verbale për ndalim të dyshuarve dhe me qëllim të shmangies së rrezikut për jetën e kolegut dhe vetes së tij, në vetëmbrojtje ka përdorur armen zyrtare në drejtim të dyshuarit mirëpo pa pasoja në njerëz, vetëm me një dëm minimal në njërën nga dritat e automjetit te dyshuar.

Pas kësaj njeri nga zyrtaret policor ka pësuar një lëndim të lehtë në gjunjë.

Të dyshuarit duke e shfrytëzuar terrenin shumë të papërshtatshëm malor kanë arritur që të ikin këmbë nga vendi i ngjarjes duke lënë të braktisura veturat.Gjatë ekzaminimit të veturave të dyshuara në bagazhin e veturës Audi A6 ngjyrë e kaltër janë gjetur dhe konfiskuar 13 paketime te mbushura me substance narkotike te llojit marihuane me peshe te përgjithshme prej 14.050 gram ( 14 kilogram e 50 gram) .

Me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpive të dyshuarve në fshatin Dobërdol dhe Dobratin ku janë konfiskuar dëshmi shtesë si:-dokumente të ndryshme, -vetura Golf, -vetura BMW me targa Sllovake dhe – vetura gjip Mitsubishi.Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i krimeve të renda Prishtinë dhe ka udhëzuar që të hapen rastet “Vrasje e rende ne tentative nga neni 173 lidhur me nenin 28”, “Blerja , posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge neni 267” dhe “Mbajtja nen kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armeve neni-366”, të cilat procedohen në prokurorinë e krimeve të rënda në Prishtinë, po ashtu sipas procedurave është njoftuar edhe Inspektorati Policor.

Njësitë policore në asistencë të njësive mbështetëse si dhe njësisë me qenë K-9 janë në kërkim të personave të dyshuar, ku po punohet intensivisht deri në lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarve të cilët janë të njohur për policinë, si të dyshuar të përfshirë edhe në dy raste të mëhershme ku janë arrestuar edhe (6) persona të tjerë të dyshuar.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja