Ndeshjen e Prishtinës në Conference League do ta drejtojë një gjyqtar shqiptar

Për herë të parë, UEFA ka vendosur që një gjyqtar shqiptar të drejtojë ndeshje të një klubi kosovar në arenën ndërkombëtare, duke patur besimin se do të ketë një gjykim të paanshëm prej tij. Ndeshja e të martës mes Prishtinës dhe Connah’s Quei në stadiumin “Fadil Vokrri” , do të drejtohet nga gjyqtari ndërkombëtar Eldorjan […]
Për herë të parë, UEFA ka vendosur që një gjyqtar shqiptar të drejtojë ndeshje të një klubi kosovar në arenën ndërkombëtare, duke patur besimin se do të ketë një gjykim të paanshëm prej tij.
Ndeshja e të martës mes Prishtinës dhe Connah’s Quei në stadiumin “Fadil Vokrri” , do të drejtohet nga gjyqtari ndërkombëtar Eldorjan Hamiti, i cili në edicionin e fundit në Kategorinë Superiore të Shqipërisë është cilësuar shpesh si ai që ka gabuar më pak në ndeshjet e rëndësishme.
Kjo do të jetë një provë e rëndësishme për Hamitin nëse është gati për t’u ngjitur një kategori më lart, pasi kërkohet një duel i paanshëm prej tij duke drejtuar një ndeshje shqiptarësh ku ai do të ketë në fushë shumë emra të njohur për vitet e tyre në Superiore si Lilaj, Muça, Mici, Vangjeli e Abazi.
Asistentë të Hamitit janë caktuar Nertil Bregasi dhe Orgest Grabova, ndërsa gjyqtari i katërt që do i shoqërojë në këtë ndeshje do të jetë Kreshnik Cjap












