Momenti gjenial i Mancinit: Kështu shpalosi planin e finales për lojtarët, para triumfit në Euro 2020

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, kishte gjetur kohë për të bërë shaka me lojtarët e tij para finales së Kampionatit Evropian 2020 kundër Anglisë të dielën. Derisa po e shpaloste formacionin startues të finales, Mancini iu thotë lojtarëve se “ju e dini çfarë duhet të bëni”, sipas një videoje të publikuar në mediat italiane. E […]

Derisa po e shpaloste formacionin startues të finales, Mancini iu thotë lojtarëve se “ju e dini çfarë duhet të bëni”, sipas një videoje të publikuar në mediat italiane.

E përditshmja italiane Gazetta dello Sport e publikoi një video të shkurtër nga zhveshtorja e Italisë para ndeshjes finale.

Italia e mposhti Anglinë në një ndeshje dramatike me penallti 3:2 të dielën vonë, për ta fituar titullin e dytë evropian në historinë e kombëtares së vet.

Gianluigi Donnarumma ishte heroi i Italisë pasi i priti tri prej pesë goditjeve të anglezëve para 66 mijë tifozëve në Wembley, për ta kthyer titullin evropian në Itali pas plot 53 viteve.

Donnarumma i priti penalltitë e Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, ndërsa Marcus Rashford e goditi shtyllën pingule. Ndërkohë, te Italia shënuan Domenico Berardi, Leonardo Bonucci dhe Federico Bernardeschi.Jorginho dhe Andrea Belotti dështuan.

Italia është e pamposhtur në 34 ndeshje, 27 fitore dhe 7 barazime – disfata e saj e fundit ishte në shtator 2018 (kundër Portugalisë).

Tre luanët ngelën zemërthyer në tokën e tyre, pasi e kishin arritur finalen e parë në një turne të madh pas 55 viteve pritje dhe ishin në kërkim të titullit të parë evropian.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova