Kurti: Jetojmë pa njohjen e Serbisë, s’paguajmë gjë për të

Kurti: Jetojmë pa njohjen e Serbisë, s’paguajmë gjë për të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova mund të vazhdojë të funksionojë pa njohjen nga Serbia dhe se Qeveria që ai udhëheq nuk pranon të paguajë as me territor e as me funksionalitet të shtetit për ta fituar këtë njohje. Në një intervistë për “europeanëesternbalkans”, Kurti ka thënë se megjithatë do të ishte […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova mund të vazhdojë të funksionojë pa njohjen nga Serbia dhe se Qeveria që ai udhëheq nuk pranon të paguajë as me territor e as me funksionalitet të shtetit për ta fituar këtë njohje.

Në një intervistë për “europeanëesternbalkans”, Kurti ka thënë se megjithatë do të ishte mirë që Serbia ta njohë Kosovën.

“Sigurisht se do të preferoja që Serbia ta njohë Kosovën, por nëse nuk e bën këtë, duhet të jetojmë pa atë njohje. Nuk jam duke planifikuar ta zëvendësoj varësinë e kaluar të Kosovës nga Serbia me varësinë e re të Kosovës nga njohja e Serbisë për shtetin tonë të pavarur. Për 13 vjet deri tash, kemi jetuar pa njohjen nga Serbia. Do të ishte mirë të na njohë, por nuk do të paguajmë për këtë, as me territor e as me funksionalitet të shtetit tonë. Kosova është e pavarur. E kanë njohur 26 nga 30 shtetet e NATO-s, 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së. Rusia e Kina jo, por SHBA-ja, Franca e Britania e Madhe në Këshill të Sigurimit po. Duhet të ecim përpara”, ka thënë ai.

Kurti ka folur edhe për refuzimin e Kosovës që të jetë pjesë e iniciativës së Mini-Schengenit rajonal. Sipas tij, s’ka logjikë që të vazhdohet me këtë iniciativë kur nga Procesi i Berlinit tashmë është Tregu i Përbashkët Rajonal e ende s’ka njohje nga Serbia.

Për Marrëveshjen e Ëashingtonit, Kurti ka lavdëruar pikën që parashihte njohjen nga Izraeli, ndërsa problematike e ka parë moratoriumin që Kosova të kërkojë pranim në organizata ndërkombëtare e njohje të shteteve.

Qeverinë e tij e ka cilësuar si më të mirën ndonjëherë në Kosovë.

“Po e forcojmë shtetin e Kosovës. Kosova po bëhet storie suksesi. Dhe taktika e vjetër e salamit – çka më jep për njohje s’do të ndodhë kurrë, s’do të funksionojë”, ka shtuar ai.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja