Kuçi: Problemi i Kurtit nuk është te fustani, te këpucët a kravata – është stili i jetës

Aktivistja e njohur social-demokrate, Natyra Kuçi, ka bërë një tjetër postim për aktivitetet e fundit të kryeministrit Kurti ku theksi shkonte te luksi me të cilin rrethohej. Kryeministri Kurti kishte udhëtuar në një simpozium në ishullin Symi të Greqisë ku po shijonte një resort super-luksoz. Më pas, ai ra në sy në Festivalin e Kanës […]
Kryeministri Kurti kishte udhëtuar në një simpozium në ishullin Symi të Greqisë ku po shijonte një resort super-luksoz.
Më pas, ai ra në sy në Festivalin e Kanës [Cannes] në Francë ku problematik u bë fustani i vajzës së saj që kushtonte 400 euro por që Qeveria deklaroi se ishte i huazuar, përcjell Periskopi.
Kuçi ka bërë një analizë të gjithë kësaj duke konsideruar që vlerat të cilat pretendohen janë “superioriteti kulturor”.
Kujtojmë që personat të cilët konsiderojnë se kanë superioritet kulturor në raport me personat tjerë konsiderohen “snobë”.
Kuçi madje konsideron që z. Kurti nuk është i majtë marrë parasysh investimin e tij në imazh dhe në stilin aktual të jetës.
Statusi i plotë:
Nuk është fustani, as këpucët, as kravata, në vetvete.
Është stili i jetës, janë vlerat që pretendohen: superioriteti kulturor. E kemi parë Kurti të investojë në imazhin e tij, më gjasë për ta larguar nga kujtesa e njerëzve pamjen e tij prej protestuesi!!!
Huazimi i rrobave, shkëlqimi i këpucëve, biletat e hotelet falas, qiraja e ulët banimi, shoferi personal, janë vetëm disa nga shërbimet që i merr Kurti, pa pasur nevojë t’i shkruaj në deklarim të pasurisë, pa pasur nevojë t’i evidentojë si pronë. Ai është në rregull me letra. Tipike.
Në njërën anë përmes mosposdesimit privat të pasurisë thotë që ai nuk është i dhënë pas botës materiale, luksit, por në anën tjetër i shijon të gjitha ato privilegje, të cilave nuk ju tha “jo”. Sepse shijimet e tij nuk mund ta korruptojnë atë, por vetëm atë.
Nuk është vec një foto momenti, një ecje në tepihun e kuq, ështe i tërë spektakli që ushqeu, është kapje e ngjarjes që flet për çka Kurti nuk është: i majtë.












