Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuzat për mosrespektim të obligimeve nga dialogu

Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuzat për mosrespektim të obligimeve nga dialogu

Pas përfundimit të këtyre takimeve, siç ka ndodhur edhe më herët gjatë procesit më shumë se dhjetëvjeçarë të dialogut, në mënyra të ndryshme kanë prezantuar atë që ka ndodhur në takim dhe kanë akuzuar palën tjetër për moszbatim të obligimeve. Delegacioni i Kosovës për dialog me Serbinë, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, për dy […]

Delegacioni i Kosovës për dialog me Serbinë, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, për dy ditë radhazi në Bruksel ka paraqitur pikëpamjet e veta për gjendjen momentale të dialogut dhe për ato që shefi i këtij delegacioni i ka quajtur dështime të Serbisë për të zbatuar disa nga obligimet. Së pari delegacioni i Kosovës gjatë një dite të tërë ka prezantuar analizat e veta para ekipit të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ndërsa të mërkurën ka marrë pjesë edhe në një takim me delegacionin e Serbisë, me lehtësimin e BE-së.

Pas përfundimit të këtyre takimeve, siç ka ndodhur edhe më herët gjatë procesit më shumë se dhjetëvjeçarë të dialogut, në mënyra të ndryshme kanë prezantuar atë që ka ndodhur në takim dhe kanë akuzuar palën tjetër për moszbatim të obligimeve.

“Ne kemi parashtruar ato vërejtje për marrëveshjet në lidhje me hapat e deritanishëm të Serbisë, për shembull për marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes, pastaj marrëveshjen e fusnotës, pasi kemi parë që pala serbe nuk i ka përmbushur obligimet e saj”, tha Bislimi, i cili ka njoftuar po ashtu se në këto diskutime është bërë një retrospektivë e dialogut deri me tash.

Shefi i delegacionit të Serbisë Petar Petkoviq ka përsëritur akuzat që tashmë Serbia i parashtron në secilin takim për dështimin e Kosovës për të krijuar Asociacionin, apo siç e quan ai “Bashkësinë e Komunave Serbe”.

“Ne u kemi thënë atyre se Asociacioni është kusht mbi kushtet nëse duam të ecim tutje. Asociacioni nënkupton realizimin e të gjitha të drejtave të qytetarëve serbë, sepse incidente të shumta janë vetëm provë se sa i nevojshëm është formimi i tij”, tha Petkoviq.

Sipas tij, “pala serbe ka përmbushur pothuajse të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut dhe se ankesat e delegacionit të Kosovës kishin të bënin kryesisht me çështje teknike të zbatimit të tyre”.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në një postim në rrjetet sociale, mënyra tashmë e preferuar e tij për të komunikuar, ka shkruar se takimet ishin përmbajtjesore.

“Diskutime të gjera për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në drejtim të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Këto takime ishin edhe përgatitje për një takim në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të zhvillohet para datës 25 korrik. Por para këtij takimi, ekipet për negociata do të kenë edhe një takim përmes videolidhjes javën që vjen.

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot