Korea e Veriut i bën thirrje rinisë që të flas në gjuhën standarde: Ose kjo ose burgu e ekzekutimi

Mediat shtetërore koreano-veriore i kanë bërë thirrje të rinjve që të mos përdorin zhagronin nga Korea e Jugut duke iu thënë që të flasin në gjuhën standarde koreano-veriore. Po ashtu ka pasur paralajmërime të reja në gazetat zyrtare të Koresë së Veriut kundër adoptimit të veshjeve, stilit të flokëve dhe muzikës nga Korea e Jugut. […]
Po ashtu ka pasur paralajmërime të reja në gazetat zyrtare të Koresë së Veriut kundër adoptimit të veshjeve, stilit të flokëve dhe muzikës nga Korea e Jugut.
Kjo është pjesë e një ligji të ri që kërkon të heq qafe çfarë influence të huaj përmes ndëshkimeve të rënda, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Ata që zbulohen se kanë shkelur ligjin do të përballen me burgosje ose edhe me ekzekutim.
Rodong Sinmun, gazeta qeveritare, paralajmëroi rininë për rreziqet e kulturës pop të Koresë së jugut.
“Penetrimi kulturor dhe ideologjik nën tabelat e shumëngjryshme të borgjezisë është edhe më i rrezikshëm se sa armiqtë që kapin armët,” thuhet aty.
Kujtojmë që Shqipëria nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha dikur kishte po të njëjtën qasje ndaj influencës së huaj. /Periskopi











