I jashtëzakonshmi, Donnarumma shpallet lojtari më i mirë i Euro 2020

I jashtëzakonshmi, Donnarumma shpallet lojtari më i mirë i Euro 2020

E gjithë Italia i përulet Gigio Donnarummas. Ishte pikërisht gardiani 22-vjeçar heroi i triumfit të Italisë në Euro 2020 jo vetëm për 2 penalltitë që priti në finale, por atë çfarë tregoi në tërësi në Euro 2020. Donnarumma ishte shtylla kurrizore e një Italie që e nisi me marshin e 5-të Europianin por më pas […]

Donnarumma ishte shtylla kurrizore e një Italie që e nisi me marshin e 5-të Europianin por më pas në sfidat me eliminim direkt kur gjërat u bënë më të vështira kishte nevojë për pritjet e Donnarummas siç ndodhi ndaj Austrisë e Belgjikës por në ruletën ruse të penalltive në sfidat ndaj Spanjës dhe Anglisë për të ngritur lart për herë të dytë në histori trofeun e një Europiani.

Me meritë në përfundim të finales së Wembley-t Donnarumma u përzgjodh nga UEFA si lojtari më i mirë i turneut me presidentin Aleksander Ceferin që i dorëzoi çmimin.

Me vetëm 22 vite e 136 ditë mbi shpinë, ish-portieri i Milanit u bë portieri i tretë më i ri në moshë që luan një finale mes kampionateve Botërorë dhe atyre Europianë teksa renditet pas Jose Angel Iribar që luajti me Spanjën në Euro 1964 dhe Juan Botasso i cili u aktivizua me Argjentinën në Botërorin e 1930-ës.

“Goli pas vetëm 2 minutash lojë mund të na kishte vrarë, por ne jemi një skuadër që nuk dorëzohemi kurrë dhe jemi të vëmendshëm në çdo top. Nuk ishte e lehtë, jemi treguar spektakolarë, ishim thjeshtë fantastikë”, fjalë këto të Gigio Donnarummas në fund të sfidës.  Në këtë Europian mori një çmim edhe Cristiano Ronaldo që me 5 golat dhe 1 asist të realizuar në 4 ndeshjet e vetme që luajti Portugalia u shpall golashënuesi më i mirë i turneut.

? 3 clean sheets, 9 saves
? Semi-finals penalty shoot-out hero
? Final penalty shoot-out hero

UEFA’s team of Technical Observers have named Italy goalkeeper Gianluigi Donnarumma as their Player of the Tournament ???#EURO2020 | #ITA pic.twitter.com/HWGnaHLGkK

— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) July 11, 2021

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova