Hyseni: Kurti s’është i pari që ia numëron Serbisë krimet, unë e bëra më 2010-tën

Hyseni: Kurti s’është i pari që ia numëron Serbisë krimet, unë e bëra më 2010-tën

Ish-Koordinatori Nacional për dialog, Skender Hyseni, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i pari që i ka numëruar krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve prej vitit 1878 e tutje deri në luftën e vitit 1999. Hyseni ka thënë së pari se dialogu që po mbahet në Bruksel është një teatër dhe nuk ka asnjë […]

Hyseni ka thënë së pari se dialogu që po mbahet në Bruksel është një teatër dhe nuk ka asnjë rezultat nëse vazhdohet kështu.

“Pashë një ekzaltim të cilin nuk e kuptova. Një ekzaltim i masës që po i bën nder palës serbe pa e ditur. Ne e dimë se Vucic është një aktor. Aktrimi i Vucic po ka efekt edhe në Kosovë. Edhe Vucic edhe zoti kuti në Bruksel po shkojnë për të kënaqur votuesit e tyre. Nuk po shkojnë të bëjnë dialog dhe nuk po shkojnë të kërkojnë zgjidhje. Paradoksalisht ata ndajnë të njëjtën dëshirë për këtë dialog. Kjo nuk është dialog por është një teatër. Po bëhet ekskluzivisht për konsum të brendshëm. Edhe Kurti edhe Vucic në Bruksel po bëjnë fushatë parazgjedhore”, tha ai.

Tutje Hyseni tha se Kurti nuk është i pari që u përmendi krimet Serbisë në dialog. Ai thotë se vet e përmendi Toplicën para 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Po ashtu pashë një ekzaltim të pakuptueshëm ku ky vend thuajse ka pritur Kurtin që të thotë se ka ndodhur Toplica më 1878, ka ndodhur Cubriloviqi tri herë, reforma agrare dhe spastrimi i pastër etnik. Këto janë thënë disa herë në dialog. Tash off the record nuk dua të tregohem modest. Më 2010-tën ja kam thënë në Këshill të Sigurimit para 15 anëtarëve. Përplasjen më të egër me Dacicin e kam pasur për Toplicën dhe spastrimin etnik. Ai kërkonte të ktheheshin serbët e larguar nga Kosova. Natyrisht aty kam kërkuar që të më lejoeht që të mbajë një ligjeratë një orëshe dhe kam filluar prej vitit 1878. Kam thënë se do ta mbushim Toplicën me shqiptarë. Edhe me hartë cuditërisht ai rajon ka ngjashmëri me Kosovën. Por Kurti po arrin t’i përdorë shumë mirë këto për të kënaqur armatën e tij që e ka këtu. Mund të them se ai është një mashtrues shumë i mirë”, shtoi ai.

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria