Horror në Kaçanik: Gjymtyrët e kokat e kafshëve të masakruara për Bajram hidhen në asfalt (Video)

Kurban Bajrami ka përfunduar dhe mizoria ndaj kafshëve del se ka shkuar në një nivel tjetër – bazuar në disa video që lexuesit e Periskopit i kanë dërguar në redaksi. Banorë nga Kaçaniku janë shokuar derisa duke udhëtuar në një rrugë të asfaltuar kanë hasur në skena horrori. Ata kanë parë mbetjet e kafshëve të […]
Banorë nga Kaçaniku janë shokuar derisa duke udhëtuar në një rrugë të asfaltuar kanë hasur në skena horrori.
Ata kanë parë mbetjet e kafshëve të therura për Kurban Bajram përreth dhe mbi rrugën e asfaltuar në hyrje të fshatit Bajnicë të kësaj komune, përcjell Periskopi.
Pamjet janë shumë të rënda dhe luten personat me ndjeshmëri të lartë që të mos i shohin.
Lexuesi me emrin Zylbehar i ka thënë Periskopit që dyshon se këto mbetje mund të jenë lënë nga ndonjë thertore.
Periskopi lut organet e rendit që të ndërmarrin veprimet adekuate për një veprim të tillë shokues.












