Gjoshi i PDK-së e quan mashtrues Albin Kurtin: Më përpara shkon në Norvegji, se në Deçan

Gjoshi i PDK-së e quan mashtrues Albin Kurtin: Më përpara shkon në Norvegji, se në Deçan

Betim Gjoshi nga PDK-ja ka pasur kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që ende nuk ka reaguar për helmimin e mbi 900 personave në komunën e Deçanit. Gjoshi e ka quajtur kryeministrin Kurti, mashtruesin e Kosovës, duke thënë se i njëjti ka humbur e më përpara do të shkonte në Norvegji se sa në […]

Betim Gjoshi nga PDK-ja ka pasur kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që ende nuk ka reaguar për helmimin e mbi 900 personave në komunën e Deçanit.

Gjoshi e ka quajtur kryeministrin Kurti, mashtruesin e Kosovës, duke thënë se i njëjti ka humbur e më përpara do të shkonte në Norvegji se sa në Deçan.

“Ka humbur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nuk po don të lodhet të shkojë deri në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar. Ai duhet të shkojë dhe t’i vizitojë. Ta shoh nga afër gjendjen në spitalin e këtij qyteti. Por, jo”, ka shkruar ai.

“Kryemashtruesi që na paraqitej si njeri i afërt me qytetarin e thjeshtë e të varfër, më përpara e merr rrugën për Norvegji se për në Deçan. Kryemashtruesi, prej ditës që ka hipur në xhip të zi, i ka harruar njerëzit e thjeshtë e të varfër që ecin trotuareve”, shtoi Gjoshi.

Për helmimin e qytetarëve nga Deçani ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo ju ka bërë thirrje organeve kompetente që këtë rast ta trajtojnë me urgjencë.

Në anën tjetër, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, nëpërmjet një konference, ka thënë se nuk kanë vërejtur ende nëse më se 900 persona të infektuar në Deçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të ujit të kontaminuar.

Ramadani, në konferencën e thirrur nga Ministria e Shëndetësisë, deklaroi se në bashkëpunim me ministrinë nga mostrat e marra kanë nxjerrë rezultatet e dyta laboratorike, të cilat nuk konstatojnë se uji që vinte nga ujësjellësi rajonal i Deçanit nuk është i kontaminuar./GazetaExpress/

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot