Futbollisti i njohur i Anglisë ka vendosur të ndryshojë Kombëtare nën rregulloren e re të FIFA-s

Futbollisti i njohur i Anglisë ka vendosur të ndryshojë Kombëtare nën rregulloren e re të FIFA-s

Callum Hudson-Odoi pritet të ndryshojë Kombëtaren që përfaqëson në futboll, nga Anglia në Ghanën, duke shfrytëzuar rregulloren e re të FIFA-s. Ylli i Chelseat së fundmi kaloi kohë në vendin nga Afrika Perëndimore, nga ku e ka prejardhjen, transmeton Periskopi. Hudson-Odoi pati një takim me presidentin Nana Akufo-Addo ku u diskutua përmirësimi i infrastrukturës së […]

Ylli i Chelseat së fundmi kaloi kohë në vendin nga Afrika Perëndimore, nga ku e ka prejardhjen, transmeton Periskopi.

Hudson-Odoi pati një takim me presidentin Nana Akufo-Addo ku u diskutua përmirësimi i infrastrukturës së futbollit dhe mundësitë për fëmijët dhe të rinjtë në këtë shtet.

Thuhet se presidenti në mënyrë specifike kërkoi nga Mustapha Ussit, Ministri i Rinisë dhe Sportit, që të mundohet ta bind 20-vjeçarin t’i përfaqësojë ‘Yjet e Zeza’ dhe tentativat duket se kanë qenë të suksesshme.

‘Ghana Sports Online’ raporton se Hudson-Odoi ka marrë vendimin të luajë për Ghanan, derisa arsyeja kryesore e këtij vendimi thuhet të ketë qenë abuzimi racist që përjetuan futbollistët me ngjyrë të Anglisë pas finales së Euro 2020.

Ai ka bërë tri paraqitje për Kombëtaren seniore të Anglisë.

Rregullora e FIFA-s thotë:

”Lojtarët tash mund të ndërrojnë Kombëtare, nëse nuk kanë luajtur më shumë se tri ndeshje (përfshirë miqësoret) me një Kombëtare tjetër, derisa asnjëra prej këtyre ndeshjeve të mos ketë qenë në Kupën e Botës ose kompeticion konfederatash dhe të gjitha këto ndeshje të kenë ndodhur para se futbollisti të mbushte 21-vjeç.”

Ai prapë duhet të presë katër vite nga paraqitja e tij e fundit me Kombëtaren, e cila erdhi pikërisht kundër Kosovës – humbje e ‘Dardanëve’ 4-0 – dhe në nëntor të vitit 2022 ai do të jetë legjitim të paraqitet për herë të parë me Kombëtaren e Ghanas. /Periskopi.com/

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova