Dy të vdekur e gati një mijë të helmuar në Deçan: Heshtje e frikshme e shtetit

Dy të vdekur e gati një mijë të helmuar në Deçan: Heshtje e frikshme e shtetit

Dy qytetarë kanë humbur jetën derisa mbi 800 të tjerë – e madje raportohet edhe për afro 1,000  të helmuar në Deçan. Raportet e deritashme, thonë se deri te kjo erdhi si pasojë e helmimit nga uji i pijes. Tani kanë shpërthyer reagimet ndaj Qeverisë, për mungesë të reagimit të menjëhershëm. Vetëm në 24 orët […]

Vetëm në 24 orët e fundit, 164 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, sipas drejtorit të QKMF-së atje, Selmon Berisha.

Doktor Berisha ka shtuar se simptomat te pacientët janë: marramendje, plogështi, të vjella, barkqitje, dhimbje në regjionin e barkut dhe temperaturë.

Kritikat kanë nisur në adresë të institucioneve të Kosovës, kryeministrit Kurti dhe ministrave përkatës, për shkak të mosreagimit dhe neglizhencës së këtij rasti, ndër më të rëndët në Kosovë gjatë kohës së fundit, shkruan Periskopi.

Partitë opozitë, gazetarët dhe shoqëria civile, shprehin indinjatën për mosreagim të Qeverisë Kurti, derisa mbi 800 qytetarë në Deçan, janë helmuar.

Nga institucionet e Kosovës, vetëm presidentja Vjosa Osmani ka reaguar duke kërkuar hetim të plotë për rastin që mbetet pothaujse misterioz deri tani.

Policia ka nisur hetimet për të hulumtuar se si erdhi deri te ky rast.

Cila është gjendja momentalisht?

Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha ka thënë se vetëm mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 164 pacientë.

“Shërbimi urgjent prej dje nga ora 15:00 deri në orën 07:00 sot ka regjistruar një numër më të madh të fluksit të pacientëve se në ditët tjera. Vetëm në ndërrimin e natës deri sot në mëngjes numri i pacinntëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka qenë 164”, tha Berisha.

Ai shtoi se fillimisht kanë menduar se kjo është si pasojë e temperaturave të larta.

“Kemi menduar se është si pasojë e temperaturave të larta dhe mërgimtarëve që kanë ardhur në këtë periudhë kohore që kanë udhëtuar me makina disa ditë, dhe për neve ka qenë një dyshim normal. Mirëpo gjatë ditës është rrit numri i pacientëve. Ne jemi duke hulumtuar se si ka ardhur deri te kjo situatë”, u shpreh drejtori i QKMF-së në Deçan.

Doktor Berisha ka shtuar se simptomat te pacientët janë: marramendje, plogështi, të vjella, barkqitje, dhimbje në regjionin e barkut dhe temperaturë.

“Ne nuk mund të themi ende se a është infeksion viral apo bakterial. Kemi njoftuar IKSHPK-në dhe kemi kërkuar nga kompania “Hidrodrini” që të merr mostrat e ujit dhe ti dërgoj për analiza. Shtabi emergjent i komunës është mbledh dhe jemi duke pru konkulzat se si të veprojmë tutje”, tha ai për telegrafin./Periskopi/

 

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin