‘Dhuro për ndryshim’: Publikohet shuma e donacioneve që përfitoj LVV në zgjedhjet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar së fundmi raportin financiar të subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit. Raporti tregon detajisht emrat e donatorëve të secilës parti, e në krye të listës Lëvizja Vetëvendosje, që doli fituese e zgjedhjeve rezulton se ka numrin më të madh të kontribuesve me para. Në listën përfshihet ‘’Pasqyra e […]
Raporti tregon detajisht emrat e donatorëve të secilës parti, e në krye të listës Lëvizja Vetëvendosje, që doli fituese e zgjedhjeve rezulton se ka numrin më të madh të kontribuesve me para.
Në listën përfshihet ‘’Pasqyra e të hyrave dhe shpenzimeve për pierudhën 07.01.2021-14.02.2021.
Në këtë raport thuhet se të hyrat nga buxheti për Lëvizjen Vetëvendosje, ishin rreth 99,445,92 euro.
Ndërsa kur bëhet fjalë për donacionet dhe kontributet në të holla, LVV qëndron mjaft mirë. Kjo Lëvizje ka përfituar 170,524,66 euro.
Pjesë e raportit janë edhe kontributet në natyrë në mall dhe shërbime, ku kapin vlerën e 25,694,38 euro.
Gjithsej të hyrat për fushatë të LVV’së për zgjedhjet e 14 shkurtit dalin të jenë 295,664,96 euro.
E se si janë shpenzuar këto donacione, lista është si vijon.
Pagat dhe kompenzimet-30,881,77 euro.
Shpenzimet e transportit-36,215,85 euro.
Reklamat, reprezentacioni dhe konferenca-202.390.85 euro.
Blerja e mallrave-38.699.64 euro.
Shpenzimet e përgjithshme-88.125.81 euro.
Tërë këto shpenzime arrijnë në totalin e 400,299,73 euro të shpenzuara për fushatë.
Kujtojmë se LVV kishte bërë thirrje para zgjedhjeve të 14 shkurtit për donacione që të ndihmohet ky subject. Ata kërkuan mbështetje financiare nga qytetarët, derisa thanë ‘’se nuk pranojnë shuma të mëdha’’.












