Ashtu apo kështu? Deklaratat kundërthënëse të Durmishit për Marrëveshjen e ‘tiketave ngjitëse’

Ashtu apo kështu? Deklaratat kundërthënëse të Durmishit për Marrëveshjen e ‘tiketave ngjitëse’

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njoftoi sot pezullimin e marrëveshjes famëkeqe për ‘tiketat ngjitëse’. Por, deklarata e sotme dallonte shumë nga deklarata e thënë një javë më parë, më 15 korrik? Durmishi e kishte nënshkruar kontratën më 8 qershor 2021, ose një muaj e një javë para raportimeve të Periskopit. Por, u desh të vinte […]

Durmishi e kishte nënshkruar kontratën më 8 qershor 2021, ose një muaj e një javë para raportimeve të Periskopit.

Por, u desh të vinte 15 korriku dhe Periskopi të raportonte mbi çështjen në fjalë në mënyrë që të nxitej reagimi i z. Durmishi dhe i Ministrisë së Infrastruturës. Gazeta publikoi edhe gjithë marrëveshjen në fjalë e cila i kishte vetëm 3 faqe. 

Pasi njoftoi se “kishte marrë vendim që ta pezullonte marrëveshjen pët tiketat ngjitëse”, ai deklaroi se kjo kishte ardhur “pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ku kishte gjetur “dokumente e raporte kontradiktore”.

Mirëpo, çka thoshte Durmishi vetëm një javë më parë?

Në reagimin e tij “sqarues” pas raportimit të Periskopit, Durmishi kishte thënë se kjo marrëveshje kishte nisur qysh në vitin 2018 derisa arsyetonte gjithë procedurën.

“Tre muaj nuk e kam nënshkruar këtë marrëveshje derisa jam siguruar se është gjithçka në përputhje me ligjin dhe procedurat” – deklaronte z. Durmishi për të vazhduar më pas me fjalët “Të gjitha rekomandimet kanë qenë që duhet nënshkruar marrëveshja sepse në të kundërtën do të kemi dëme financiare si shtet sepse kompania e fiton rastin në gjykata.”

Por, duket se artikujt e bërë nga Periskopi arritën ta bindnin zv.ministrin e Infrastrukturës që jo gjithçka ishte në rregull me marrëveshjen në fjalë.

Kjo deklaratë e tij bie në kundërshti me deklaratën e bërë sot.

Më poshtë i keni të dyja deklaratat e Durmishit të bëra më 15 korrik dhe 22 korrik respektivisht:

22 korrik 2021:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.

Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë:

raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD.

Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë.

15 korrik 2021:

Sqarim për opinionin publik në lidhje me marrëveshjen për “tiketa ngjitëse”

Kjo marrëveshje si proces ka filluar në vitin 2018 në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Ramush Haradinaj e Ministria nga Pal Lekaj.

Si procedurë ka qenë përmes shprehjes së interesit ku kanë aplikuar disa kompani dhe në fund nga komisioni vlerësues është zgjedhur kompania e përgjegjshme fituese.

Kur ne kemi ardhur në Qeveri e kemi gjetur marrëveshjen të gatshme vetëm duhej të nënshkruhej. Tre muaj nuk e kam nënshkruar këtë marrëveshje derisa jam siguruar se është gjithëçka në përputhje me ligjin dhe procedurat dhe se është interes i Kosovës. Kam autorizuar auditim të komplet procesit dhe kam marr opinionet nga zyra ligjore e Kryeministrit dhe zyra ligjore e ministrisë. Të gjitha rekomandimet kanë qenë që duhet nënshkruar marrëveshja sepse në të kundërtën do të kemi dëme financiare si shtet sepse kompania e fiton rastin në gjykata. Unë e kam nënshkruar këtë marrëveshje me 8 qershor 2021.

Çka përfiton Kosova nga kjo marrëveshje?

Në Kosovë aktualisht janë 20% deri 30% të automjeteve të paregjistruara. Kriteri kryesor për aplikim për kartonin e gjelbërt është që ky numër të zbret nën 5%.

Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimeve e kanë vendosur një taksë prej 30 eurove në emër të mbulueshmërisë së dëmeve të shkaktuara nga aksidentet e makinave të paregjistruara.

Tiketa ngjitëse ndikon në evidentimin e lehtë të automjeteve në komunikacion prandaj do të mundësoj që shumë shpejtë të arrijmë në pragun nën 5% të automjeteve të paregjistruara. Me këtë ne kemi përfitim si qytetarë sepse në njërën anë heqet taksa prej 30 euro e në anën tjetër plotsojmë kriterin kryesor të aplikimit për kartonin e gjelbërt me të cilin përfitimet janë të shumta. Përfitim tjetër natyrisht që është edhe siguria rrugore sepse nuk do të kemi automjete pa kontrollë teknike e regjistrim në komunikacion e rrjedhimisht më pak aksidente.

Të dashur qytetarë,

Ne e kuptojmë shqetësimin tuaj por tani po e bëjmë këtë hap të domosdoshëm në mënyrë që shumë shpejtë të përfitojmë individualisht secili nga ne dhe kolektivisht si shtet.

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria