Andi Hoti nënshkruan kontratë të re me Interin

Andi Hoti nënshkruan kontratën e parë profesioniste. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar nga Kosova, i cili po stërvitet nën urdhrat e Simone Inzaghit te Interi, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin zikaltër. Futbollisti ka rreth 18 muaj që është transferuar në Milano dhe gjatë kësaj kohe është aktivizuar si për Interin U17 ashtu edhe për U19-ën, teksa […]

Andi Hoti nënshkruan kontratën e parë profesioniste. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar nga Kosova, i cili po stërvitet nën urdhrat e Simone Inzaghit te Interi, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin zikaltër.

Futbollisti ka rreth 18 muaj që është transferuar në Milano dhe gjatë kësaj kohe është aktivizuar si për Interin U17 ashtu edhe për U19-ën, teksa në përgatitjet para-sezonale është grumbulluar nga Inzaghi në skuadrën e parë.

Lajmin për rinovimin e dha vetë futbollisti në rrjetet sociale, ku postoi foto e video nga momenti i firmës mbi kontratë dhe nuk e fshehu kënaqësinë që nënshkruan për herë të parë si profesionist.

“I lumtur dhe krenar që kam nënshkruar kontratën e parë si profesionist me Interin, deri në 2024-ën. Dua të falënderoj familjen dhe menaxherët e mi për mbështetjen në arritjen e një tjetër hapi”, shkroi Hoti në rrjetet sociale.

Futbollisti ka lindur në Zvicër, por me prindër shqiptarë dhe ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, teksa deri tani numëron dy ndeshje me përfaqësuesen U17 të Dardanëve dhe në shtator pritet t’i bashkohet U21-shit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova