Alaba prezantohet tek Reali: “Kjo është një ëndërr e realizuar”

Alaba prezantohet tek Reali: “Kjo është një ëndërr e realizuar”

Akordi ishte arritur prej kohësh. Real Madrid ka prezantuar ditën e sotme David Alaba, i cili erdhi me parametra zero pas përfundimit të kontratës me Bayern Munchen.   “Xholi” austriak (aktivizohet në qendër të mbrojtës, krahun e majtë dhe në mesfushë) ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos”. 29-vjeçari, i cili ka zgjedhur fanellën […]

 

“Xholi” austriak (aktivizohet në qendër të mbrojtës, krahun e majtë dhe në mesfushë) ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos”.

29-vjeçari, i cili ka zgjedhur fanellën me numër 4 që mbante Sergio Ramos më parë, ndihet i lumtur për aventurën e re, teksa tha këto fjalë gjatë prezantimit si lojtari më i ri i skuadrës së Carlo Ancelottit.

“Kjo është një ëndërr e realizuar. Reali është klubi më i madh në botë, di të them që mezi po pres të luaj. Numri i Sergio Ramos? Nuk kisha shumë alternativa, ma propozuan të merrja numrin 4, ama e di se çfarë përfaqëson ky numër te Real Madrid.

Nuk kam ardhur këtu për t’u krahasuar me lojtarët e së kaluar, ndodhem këtu për të vijuar të luaj si Alaba dhe për të dhënë më të mirën time. Zgjodha Realin për t’u rritur si futbollist dhe si njeri. Kisha shumë oferta, por kjo ishte sfida që kërkoja.

Më vjen keq që Zidane nuk më trajneri i ekipit, por jam i lumtur që në stol është Ancelotti, të cilin e njoh shumë mirë. Luaj në disa pozicione, jam gati të aktivizohem aty ku dëshiron trajneri. Mbappe? Ai është i jashtëzakonshëm, por pyesni persona të tjerë për këtë temë.

E ndiqja Realin kur isha i vogël, ndodhesha në Vienë dhe flitej shumë për këtë klub, ky është shkaku pse jam i lumtur që ndodhem këtu. E pranoj që do të më pëlqente të luaja me Sergio Ramos, të njëjtën gjë mund të them për Varane“, përfundoi David Alaba.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova