Abdixhiku mbështet protestën e PSD’së për tiketat ngjitëse: Plaçkë publike, e pata refuzuar si ministër

Abdixhiku mbështet protestën e PSD’së për tiketat ngjitëse: Plaçkë publike, e pata refuzuar si ministër

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas arrestimeve të dhunshme të zyrtarëve të PSD-së në aksionin e tyre politik, duke thënë se u jep të drejtë atyre për protestën lidhur me kontratën e “tiketës ngjitëse” të nënshkruar nga minista e Liburn Aliut. Abdixhiku përmes Facebook-ut ka thënë se si ministër i Infrastrukturës kishte refuzuar […]

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas arrestimeve të dhunshme të zyrtarëve të PSD-së në aksionin e tyre politik, duke thënë se u jep të drejtë atyre për protestën lidhur me kontratën e “tiketës ngjitëse” të nënshkruar nga minista e Liburn Aliut.

Abdixhiku përmes Facebook-ut ka thënë se si ministër i Infrastrukturës kishte refuzuar të nënshkruaj atë kontratë pasi ishte shpërdorim i panevojshëm i parasë publike.

“U jap të drejtë e mbështetje protestuesve të sotëm pa hezitim. Kritika e tyre është e drejtë. Bëhet kundër një plaçke publike – barrë e paarsyeshme për secilin qytetar në vend. Një kompanie tre punëtorëshe i jepet dhuratë 2 milionëshe nga pushteti që mirëmbanë avazin korruptiv. Si Ministër i Infrastrukture kisha refuzuar të nënshkruaja një kontratë të tillë. Sepse ishte shpërdorim i panevojshëm i parasë publike. E ftoj prokurorinë – që të ndërpresë misionet me direktiva politike para zgjedhjeve lokale – se s’i bëjnë punë; e të hetojnë këtë shpërdorim 2 milionësh që ju ndodhë para syshë. Mos keni frikë nga asnjë pushtet”, ka thënë Abdixhiku.

Një kompanie të krijuar para tri vitesh, me kapital 1 mijë euro dhe me tre punëtorë, i është besuar një punë që i siguron qarkullim 2 milionë euro. Puna e kësaj kompanie është ofrimi i tiketës ngjitëse, me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Kosova s’po mund t’iu shpëtojë monopoleve asesi. Ende pa marrë fund monopoli në fushën e homologimit, Qeveria Kurti ka vendosur një monopol tjetër.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë “Auto Control Kosova”, për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve, kostoja e së cilës është 4 euro e 99 centë.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj