476 azilantët në Bruksel i japin fund grevës 60 ditore: Të gjithë përfundojnë në spital, disa në intenzivë

Qindra emigrantë pa dokumente në Bruksl i kanë dhënë fund grevës së urisë pas 60 ditësh, duke hequr dorë nga kërkesa për rregullarizim kolektiv të statusit të tyre. Një përfaqësues për grupin njoftoi gjatë ditës së sotme [e mërkurë] se njerëzit në kampin e Kishës së St. Xhon Pagëzorit në qendër të Brukselit po i […]
Një përfaqësues për grupin njoftoi gjatë ditës së sotme [e mërkurë] se njerëzit në kampin e Kishës së St. Xhon Pagëzorit në qendër të Brukselit po i jepnin fund refuzimit për të ngrënë dhe për të pirë.
Njerëzit jashtë kishës, që ishin tubuar për të shprehur solidaritetin e tyre me grevistët, i duartrokitën këtij njoftimi.
Një tjetër grup në ndërtesën e universitetit po ashtu njoftoi se po e pezullonte grevën. Sipas një OJQ-je të përfshirë, 476 persona ishin në grevë urie gjithsej, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Grevistët ishin çuar menjëherë në spital, me disa që mbetën në njësinë për kujdes intenziv.
Qeveria e Belgjikës ka refuzuar kërkesën e tyre për amnisti kolektive, duke thënë që rregullat aktuale ishin të drejta dhe humane. /Periskopi











