11 sportistët që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’

11 sportistët që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’

KOK ka mbajtur konferencë për medie, ku ka zbuluar zhvillimet në lidhje me pjesmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’. Presidenti i Komitetit, Ismet Krasniqi,  bëri të ditur se Kosova do të përfaqësohet nga gjithsej 11 sportistë. “Gjithsej kemi 11 sportistë, të cilët vijnë nga 6 sporte të ndryshme, xhudo, not, mundje, atletikë, shenjëtari […]

KOK ka mbajtur konferencë për medie, ku ka zbuluar zhvillimet në lidhje me pjesmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’.

Presidenti i Komitetit, Ismet Krasniqi,  bëri të ditur se Kosova do të përfaqësohet nga gjithsej 11 sportistë.

“Gjithsej kemi 11 sportistë, të cilët vijnë nga 6 sporte të ndryshme, xhudo, not, mundje, atletikë, shenjëtari sportive dhe boks”.

Krasniqi falënderoi vajzat sportive, pasi edhe këtë herë dominojnë listën me 6 të tilla, ndërsa pesë janë meshkuj.

Klankosova.tv transmeton listën e përfaqësuesve.

Xhudo:

Majlinda Kelmendi,

Distria Krasniqi,

Nora Gjakova,

Loriana Kuka,

Akil Gjakova,

Mundje:

Egzon Shala

Boks:

Donjeta Sadiki

Shenjëtari Sportive:

Drilon Ibrahimi

Not:

Eda Zeqiri

Ol Kondirolli

Atletikë:

Musa Hajdari

“Ekipi i Kosovës ka 11 sportiste, por besoj se në lojërat e radhës do ketë numër më të madh të tyre”, tha presidenti i olimpiadës kosovare.

Tutje, Ismet Krasniqi tha se Flamurin do ta bartin Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

“Flamurin do ta bart heroina jonë, Majlinda Kelmendi dhe kampioni i Evropës, Akil Gjakova”.

Presidenti pati shpresa për fitim të medaljeve në Tokio 2020.

“Nëse Kosova arrin të fitojë vetëm edhe një medalje, është sukses, por, pritjet janë që të ketë më shumë medalje, duke marrë parasysh stërvitjet që i kanë bërë”.

Donjeta Sadiku, e cila sot kishte edhe ditëlindjen, me ç’rast iu dhurua një dhuratë nga komiteti, tha se pjesëmarrja në lojërat olimpike është një ëndërr për të dhe të tjerët që marrin pjesë.

Tutje në konferencë, është bërë nënshkrimi mes Komitetit dhe bankës TEB, si partneritet për mbështetje, ku drejtori ekzekutiv i bankës gjithashtu iu uroi suksese ekipit olimpik të Kosovës.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova