Vetëm 8.8 për qind e kosovarëve janë vaksinuar kundër Covidit

Vetëm 8.8 për qind e kosovarëve janë vaksinuar kundër Covidit

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë qendrat e vaksinimit në tërë vendin janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë thotë se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. […]

“Jam vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës dhe po ndihem shumë mirë, për mënyrën e aplikimit gjithçka ka shkuar shumë mirë nuk ka pasur problem, dhe nuk ka shumë njerëz por po shkon shumë mirë. Kur më kanë thirr me marr vaksinën nuk kam hezituar sepse është për të mirën e njerëzve si dhe për vetën. Kështu që nuk kom asnjë problem”, deklaroi ai.

Edhe Vehbi Gashi mori sot dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, duke shprehur falënderime ndaj stafit mjekësor.

“Unë jam shumë i kënaqur, na kanë pritur shumë mirë, po na këshillojnë dhe janë duke na drejtuar në çdo mënyrë. Unë jam shumë i kënaqur me këtë vaksinim që është duke u bërë. Ne kemi ardhur vet për të aplikuar dhe pastaj e kemi e marrë vaksinën”, u shpreh ai.

Haki Fehrati kishe pasur probleme me aplikimin për herë të parë, por që më pas ccështja ishte zgjidhur. Tashmë, ai dhe bashkëshortja e tij kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-Covid.

“Jam vaksinuar me dozën e dytë, njëherë kur kam aplikuar nuk më kanë thirr por herën e dytë më kanë thirr. Unë për vete po kaloj shumë mirë por ka shumë të cilët po ankohen të cilët po i dëgjoj nëpër televizion. Deri tash vetëm un edhe bashkëshortja jemi vaksinuar e cila është ka marr vaksinën 5 ditë para meje dhe un tash”, tha ai.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 1.386 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin