Vajza e zëvendës-kryeministres emocionohet për fitoren e tenistit nacionalist serb Gjokoviq

Sabina Rexhepi, e bija e zëvendëses së kryeministrit Kurti, Emilia Rexhepit, dhe e cila është punësuar në RTK nuk e ka fshehur gëzimin e madh të saj për fitoren e tenistit ultra-nacionalist e kontrovers serb, Novak Gjokoviq. Rexhepi e cila paguhet nga taksat e Kosovës, nuk është përmbajtur derisa në rrjetet sociale ka shprehur ngazëllimin […]

Rexhepi e cila paguhet nga taksat e Kosovës, nuk është përmbajtur derisa në rrjetet sociale ka shprehur ngazëllimin e saj për fitoren e tenistit serb në Roland Garros, i cili është i njohur për deklaratat nacionaliste dhe nxitëse kundër Kosovës.

Tenisti serb, Djokovic së fundi kishte shpërndarë në Instagram një video teksa këndonte këngë nacionaliste për Kosovën, ndërsa dihet që profili i tij ndjeket nga rreth 8 milionë njerëz.

Ai gjithashtu më herët kishte shkruar se Kosovën nuk e japim, sepse ajo ka qenë gjithmonë e jona.

“Nuk të japim Kosovë, ke qenë gjithnjë e jona”, ishte shprehur Djokovic.

Rexhepi ka postuar në Instagram foton e tenistit kontrovers serb duke e shoqëruar me një koment “the best” që do të thotë më i miri, gjithashtu duke mos mjaftuar më kaq, ajo i ka komentuar në Facebook, duke i shkruar “Bravo Nole” duke e shoqëruar komentin me një zemër.

Duhet theksuar gjithashtu se zëvendëskryeministrja e Qeverisë Kurti, Emila Rexhepi e cila vjen nga komuniteti boshnjak, nuk ka reaguar fare për dënimin me burg të përjetshëm të ‘kasapit të Bosnjës’, Ratko Mladic.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova