Spanja fiton spektaklin e tetë golave kundër Kroacisë, vazhdon drejt çerekfinales pas betejës së jashtëzakonshme

Spanja fiton spektaklin e tetë golave kundër Kroacisë, vazhdon drejt çerekfinales pas betejës së jashtëzakonshme

Spanja ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020” pas fitores ndaj Kroacisë. Spanjollët pas plotë 120 minutave lojë, triumfuan me rezultat 3 – 5. Spanja qysh nga minuta e parë dominoi në të gjitha aspektet edhe pse Kroacia kaloi e para në epërsi. Një gafë e bërë nga portieri Unai Simon që […]

Spanja ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020” pas fitores ndaj Kroacisë.

Spanjollët pas plotë 120 minutave lojë, triumfuan me rezultat 3 – 5.

Spanja qysh nga minuta e parë dominoi në të gjitha aspektet edhe pse Kroacia kaloi e para në epërsi.

Një gafë e bërë nga portieri Unai Simon që nuk e pranoi topin e Pedrit (20′), bëri që kroatët të jenë në avantazh.

Por, Spanja barazoi rezultatin përmes Pablo Sarabia, që shënoi pas një topi të kthyer (38′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Edhe 45-mintuëshi i dytë u dominua plotësisht nga Spanja.

Fillimisht, Cesar Azpilicueta u asistua për mrekulli nga Torres dhe lehtësisht me kokë realizoi për të vendosur Spanjën në epërsi (57′).

Për golin e tretë u përkujdes Ferran Torres që pranoi një top të bukur nga Pau Torres dhe e konkretizoi në gol këtë kundëraksion të shpejtë (77′).

Pavarësisht dy golave disavantazh, Kroacia nuk u dorëzua dhe arriti të shënonte dy herë për të dërguar lojën në vazhdime.

Orsic ngushtoi epërsinë (85’), derisa Pasalic në minutat shtesë realizoi për rezultatin 3 – 3 (90+2).

Sidoqoftë, edhe në vazhdime, Spanja ishte më e mirë. Ishte sulmuesi Alvaro Morata që realizoi supergol pas harkimit të Olmos (100’) për t’i dhënë prapë avantazhin “La Rojas”.

Pas vetëm tre minutave, Oyarzabal shënoi për epilogun përfundimtar, Kroaci 3 – 5 Spanjë.

Tani, Spanja në çerekfinale do përballet me fituesin e takimit, Francë – Zvicër, që nis në ora 21:00.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova