Southgate: “Kjo skuadër mund të shkruaj historinë”

Southgate: “Kjo skuadër mund të shkruaj historinë”

55 vite për ta eliminuar Gjermaninë. Për herë të fundit Anglia kishte fituar në një ndeshje me eliminim në finalen e Kupës së Botës në vitin 1966, duel për të cilin ka ende polemika. Gareth Southgate, trajneri i kombëtares së “Tre Luanëve”, tregon sekretet e kësaj fitoreje dhe thekson se ky ekip ka mundësinë të […]

55 vite për ta eliminuar Gjermaninë. Për herë të fundit Anglia kishte fituar në një ndeshje me eliminim në finalen e Kupës së Botës në vitin 1966, duel për të cilin ka ende polemika.

Gareth Southgate, trajneri i kombëtares së “Tre Luanëve”, tregon sekretet e kësaj fitoreje dhe thekson se ky ekip ka mundësinë të bëjë histori.

“Sot morëm një rezultat të madh. Anglia nuk kishte arritur ta mposhte Gjermaninë në një lojë me eliminim që nga finalja e luajtur këtu në vitin 1966. Këta djem vazhdojnë të shkruajnë historinë dhe e kanë shansin sërish të shkojnë në një gjysmëfinale të Kampionatit Europian. Vetëm një herë ia ka dalë Anglia dhe kemi shansin të bëjmë diçka vërtetë të veçantë”.

“Mbështetja e tifozëve? Kam qenë në këtë stadium plot me tifoz, por nuk e kam dëgjuar askund nivelin e zhurmës që ata bënë sot. Ata kanë qenë para nesh në çdo sfidë, ishin me ne sa herë bënim presing, sa herë vraponin. Energjia në stadium ishte e pabesueshme. Është diçka e bukur që të dish që miliona njerëz gëzojnë pas një viti kaq të vështirë. Është diçka e veçantë t’u japësh njerëzve këtë kënaqësi”.

“Taktika? Gjithmonë ka pasur pyetje në lidhje me ne kundër ekipeve të mëdha, sidomos në Kupën e Botës. Ne e dinim që Gjermania, me përvojën që ka do tentonte të kontrollonte shpejtësinë e lojës, zotërimin e topit. E dinim që Kroos do të organizonte lojën dhe duhet të ishim të durueshëm.

Ajo që më ka pëlqyer më shumë, gjithmonë, ka qenë pasioni dhe zemra që kemi vendosur në fushë, por sot kemi luajtur me tru”. Bëmë presing në momentin e duhur. Donim të luanim një kundër një, agresiv në presingun tonë. Mbrojtësit e krahut e bënë mirë diçka të tillë. Sulmuesi zgjodhën momentin e duhur për të shkuar përpara dhe për të qëndruar. Pastaj gjetëm ekuilibrin edhe në zotërimin e topit, ndonjëherë edhe në gjysmëfushën tonë. Mbrojtësi tanë janë të jashtëzakonshëm për këtë. Gjithashtu kundërsulmuam kur duhet në disa momente, si dhe shumë shpejt. Ky ishte një hap përpara me të vërtetë për ne.

“Vazhdimësia? Kur u futëm në dhomat e zhveshjes po flisnim për ndeshjen e të shtunës. Sot kemi bërë një performancë të jashtëzakonshme, por emocionalisht dhe fizikisht me një kosto. Duhet të rikuperojmë fizikisht dhe mendërisht, që të jemi gati për ndeshjen tjetër”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova