Sot u shënua përvjetori i tretë i vdekjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri

Sot u shënua përvjetori i tretë i vdekjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri

Federata e futbollit të Kosovës, ka një dedikim të veçantë për përvjetorin e legjendës sonë Fadil Vokrri. Vokrri ishte njeriu që e lartësoi më së shumti futbollin kosovar dhe vdekja e tij ishte një humbje jo vetëm për Kosovën por edhe për lojën e bukur të futbollit. Kjo është deklarata e Federatës: Sot bëhen tre […]

Federata e futbollit të Kosovës, ka një dedikim të veçantë për përvjetorin e legjendës sonë Fadil Vokrri.

Vokrri ishte njeriu që e lartësoi më së shumti futbollin kosovar dhe vdekja e tij ishte një humbje jo vetëm për Kosovën por edhe për lojën e bukur të futbollit.

Kjo është deklarata e Federatës:

Sot bëhen tre vjet pa Ty Legjenda e futbollit tonë, Fadil VOKRRI.

Ndonëse vitet po ikin, kujtimet për Ty mbesin të freskëta te të  gjithë ne, te njerëzit me të cilët bashkëpunove, por edhe te të gjithë ata që të njihnin.

Emri yt ishte dhe mbetet simbol dhe pjesë e motivimit të brezave të rinj. Ishe dhe do të mbetesh njëri nga personalitetet më të shquara të futbollit mbarëkombëtar dhe jo vetëm.

Kontributi yt është shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit tonë, teksa stadiumi që mban emrin tënd tashmë është shtëpia më e dashur jo vetëm e futbollistëve, por e tërë popullit të Kosovës.

9 qershori i 2018-s mbetet një ditë e errët, ngase të mori nga kjo jetë në periudhën kur i duheshe më së shumti familjes dhe futbollit tonë. Por, mbase Perëndia të deshi më shumë se të gjithë ne dhe të mori me vete për të mbetur i pavdekshëm si Legjendë.

Ikja jote ishte e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për neve si shoqëri dhe komunitet i futbollit. Fjalët janë të shumta për t’u thënë për Ty miku im, pasi veprat  tuaja ishin të jashtëzakonshme. Por nuk është aspak e lehtë për t’i shkruar sepse sa herë që shkruaj përfshihem nga emocionet.

Së bashku kaluam nëpër shumë sprova e sfida, por edhe në ditë të lumtura, prandaj gjithmonë do të mbetesh pjesë e kujtimit tonë si njeri bujar e me zemër të madhe.

Përherë do të jesh pjesë e rrugëtimit të futbollit tonë dhe çdo arritje e jona do të jetë shenjë falënderimi për Ty dhe të gjithë ata që sot nuk janë në mesin tonë, me të cilët kontribuuat ndër vite për jetësimin e ëndrrës së shumë gjeneratave të futbollit të Kosovës.

Lamtumirë LEGJENDË, Perëndia na takoftë në botën e përjetshme!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova