Siguria në trafik, Policia me dronë për identifikimin e ngasësve të papërgjegjshëm

Siguria në trafik, Policia me dronë për identifikimin e ngasësve të papërgjegjshëm

Policia e Kosovës në kuadër të zbatimit e planit operativ “Siguria në komunikacion”, me qëllim të parandalimit të aksidenteve, po përdor edhe dronët në mënyrë që të identifikojë ngasësit që shkelin rregullat në komunikacion. Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rajonin e Gjilanit edhe sot, më 11 qershor 2021 po vazhdon me zbatimin e […]

Policia e Kosovës në kuadër të zbatimit e planit operativ “Siguria në komunikacion”, me qëllim të parandalimit të aksidenteve, po përdor edhe dronët në mënyrë që të identifikojë ngasësit që shkelin rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rajonin e Gjilanit edhe sot, më 11 qershor 2021 po vazhdon me zbatimin e planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke planifikuar detyra dhe angazhime shtesë, me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor.

“Pjesë e këtij plani përveç kontrolleve rutinë, dhe kontrolleve me radarë për matjen e lëvizjes së shpejtësisë, sot ka pas kontrolle edhe me përdorimin e dron-ve ku do të vëzhgohet hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventivën e aksidenteve të trafikut rrugor, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e PK’së.

“Policia e Kosovës me qëllime parandaluese dhe preventive me prioritet do të angazhohet për mbarëvajtje në trafik, njëkohësisht thërrasim vozitësit që t’i respektojnë rregullat dhe normat ligjore”.

PK ka bërë me dije se gjatë ditës kanë vazhduar kontrolle të shtuara në rrugën Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan -Kamenicë, ku gjatë këtyre kontrolleve janë shqiptuar nëntë gjoba ndaj shoferëve.

“Policia e Kosovës do t’i ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, duke pas ‘ZERO’ tolerancë ndaj të gjithë shkelësve të ligjit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria