Sëmundja që shkakton rënien e dhëmbëve – Çfarë duhet të bëni

Sëmundja që shkakton rënien e dhëmbëve – Çfarë duhet të bëni

Çfarë është parodontoza? Shpesh anashkalohen si probleme jo serioze, por vëmendja e viteve të fundit për shëndetin e dhëmbëve, e ka shndërruar atë në një temë të rëndësishme, shkruan AgroWeb. Përveç estetikës, dhe bezdisjes që shkaktojnë, përhapja e sëmundjeve të lidhura me dhëmbët është bërë paksa alarmante, transmeton lajmi.net. Çfarë është parodontoza? Mishra dhëmbësh të […]

Shpesh anashkalohen si probleme jo serioze, por vëmendja e viteve të fundit për shëndetin e dhëmbëve, e ka shndërruar atë në një temë të rëndësishme, shkruan AgroWeb.

Përveç estetikës, dhe bezdisjes që shkaktojnë, përhapja e sëmundjeve të lidhura me dhëmbët është bërë paksa alarmante, transmeton lajmi.net.

Çfarë është parodontoza?
Mishra dhëmbësh të ndjeshëm dhe shpesh të gjakosur.

Por dhe dhimbje të forta dhëmbësh dhe nofullash kur hamë ushqime të ftohta apo të nxehta.

Këto janë shenjat më të hasura për prezencën e problemeve me dhëmbët.

Parodontoza shkakton një inflamacion të rëndë të mishrave të dhëmbëve, i provokuar nga bakteret që ngjiten në smaltin e dhëmbëve.

Një nga sinjalet kryesore të kësaj sëmundjeje është gjakosja e mishrave të dhëmbëve gjatë larjes me furçë.

Vëmendje duhet t’i kushtojmë dhe skuqjes dhe ënjtjes së tyre.

Numri i të prekurve është në rritje
Në bazë të të dhënave të Federatës Evropiane të Periodontologji, ku bazohet dhe AgroWeb.org numri i të prekurve nga kjo sëmundje ka vlera alarmues.

Kjo sëmundje sipas raportimeve është më e përhapur këto 30 vitet e  fundit, por përsëri mbetet jo shumë e njohur. Shumica e të prekurve alarmohen kur ndjejnë dhëmbët t’u lëvizin.

Në bazë të të dhënave janë përreth 750 milion të prekur nga kjo sëmundje në botë. Ku vetëm 3 milion janë rezultojnë të jenë në juglindje të Evropës.

Parandalimi bazohet tek përkujdesja e duhur
Një nga këshillat kryesore është pikërisht vizita tek dentistët dy herë në vit. Kështu ju do të keni mundësi që të kryeni kontrolle periodike për çdo shqetësim.

Përsa i përket higjienës personale, AgroWeb.org ju sugjeron  larjen e dhëmbëve me pastën e duhur dy herë në ditë.

Larja duhet të zgjasë të paktën dy minuta, në mënyrë që të gjithë papastërtitë të largohen.

Nëse mishrat e dhëmbëve ju gjakosen dhe ky problem ju përsëritet më shumë se 2 herë në javë, duhet të kontaktoni me specialistët e fushës.

Shëndeti i dhëmbëve nis në tavolinë
Siç e përmendëm dhe më lartë, shumica e personave të prekur, alarmohen kur dhëmbët fillojnë e lëvizin apo bien.

AgroWeb.org ju këshillon që të pasuroni dietën tuaj me perime dhe fruta të freskëta e të pa gatuara.

Për më tepër ushqimet që përmbajnë vitaminën C luajnë rolin kryesor në ruajtjen e shëndetit të mishrave të dhëmbëve.

Si dhe ushqimet të pasura me calcium ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve si dhe në ruajtjen e dendësisë së tyre.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve