Rio Ferdinand: Nuk mendoj se Eriksen do të luajë futboll më

Rio Ferdinand: Nuk mendoj se Eriksen do të luajë futboll më

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka thënë se kishte mbetur i tronditur nga arresti kardiak i Christian Eriksenit në ndeshjen hapëse të Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020 dhe mendon se ylli danez nuk do të jetë në gjendje t’i rikthehet futbollit. Erikseni pësoi arrest kardiak në fund të pjesës së parë […]

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka thënë se kishte mbetur i tronditur nga arresti kardiak i Christian Eriksenit në ndeshjen hapëse të Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020 dhe mendon se ylli danez nuk do të jetë në gjendje t’i rikthehet futbollit.

Erikseni pësoi arrest kardiak në fund të pjesës së parë të ndeshjes të shtunën dhe ndaj tij u përformua CPR-ja në fushë nga ekipi mjekësor për ta kthyer në jetë, raporton Gazeta Express.

Danimarka ka konfirmuar se ylli i Interit është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në spital dhe se ka biseduar me bashkëlojtarët përmes një video-telefonate.

Por ai vijon të mbetet në spital derisa mjekët ta hetojnë në hollësi shkaktarin e arrestit kardiak të tij.

Ferdinandi, i cili është analist i ekipit të BBC-së për Euro 2020, kishte mbetur i tmerruar nga ajo që i ndodhi Eriksenit dhe ndien se mesfushori i Interit duhet të përqendrohet vetëm në jetën dhe familjen dhe jo në futboll.

I pyetur nëse danezi do të mundë të luajë futboll përsëri, Ferdinandi tha: “Nuk mendoj se ai do të luajë përsëri, duhet të jem i sinqertë.

“Po të isha unë në vendin e tij nuk do të mendoja për futboll, ndoshta. Thjesht do të dëshiroja te jem shendosh e mirë për hatër të familjes sime”, shtoi ai.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova