Rama tregon cilat marrëveshje u arritën me Hungarinë

Rama tregon cilat marrëveshje u arritën me Hungarinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njofton arritjen e disa marrëveshjeve të rëndësishme me Hungarinë gjatë vizitë në Budapest ku u takua me homologun e tij, Viktor Orban. Kreu i qeverisë shqiptare duke e cilësuar Hungarinë “historikisht një mbështetëse e palëkundur” për integrimin e Shqipërisë në BE, thekson se marrëveshjet kanë t bëjmë me bashkëpunimin bilateral […]

Kreu i qeverisë shqiptare duke e cilësuar Hungarinë “historikisht një mbështetëse e palëkundur” për integrimin e Shqipërisë në BE, thekson se marrëveshjet kanë t bëjmë me bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi dhe arsim.

“Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orban dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit evropian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shprehet z. Rama.

Kryeministri i Hungarisë, z. Orban thotë se përkrahin integrimin e Shqipërisë në BE dhe se perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor sipas tij është garanci për qëndrueshmëri politike dhe ekonomike.

“Hungaria është plotësisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë për anëtarësimin në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Pa një perspektivë të anëtarësimit, siguria e kontinentit nuk mund të garantohet, as politikisht dhe as ekonomikisht”, ka deklaruar kreu i qeverisë hungareze.

Në komunikatën për shtyp të shpërndarë nga zyra e Orban, thuhet kreu i qeverisë hungareze ka nënvizuar se mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE jo vetëm nga simpatia por edhe për shkak se kjo është në interes ë vendit të tij.

Kurse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që bashkëpunimi mes dy vendeve të forcohet më tej, duke u shprehur i gatshëm për të forcuar jo vetëm lidhjet ekonomike për edhe ato kulturore dhe arsimore.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Orgerta Manastirliu specifikoi se gjatë takimit me Miklos Kasler, ministrin për Kapacitetet Njerëzore të Hungarisë, ka diskutuar mbi masat për përballimin e pandemisë si dhe ecurinë e programeve të vaksinimit kundër COVID-19.

“Dakordësuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë,  duke filluar nga ndarja e praktikave më të mira të programeve të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve jo të transmetueshme dhe bashkëpunimit me institucionet e kërkimit shkencor”, shprehet znj. Manastirliu.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja