Qe tri ditë testime në spital: Mjekët ende s’po e kuptojnë çka shkaktoi arrestin kardiak të Eriksenit

Qe tri ditë testime në spital: Mjekët ende s’po e kuptojnë çka shkaktoi arrestin kardiak të Eriksenit

Futbollisti danez, Christian Eriksen, e ka kaluar edhe natën e tretë në spital duke bërë testime, pas arrestit kardiak që e pësoi në ndeshjen e së shtunës me kombëtaren e tij kundër Finlandës. Por mjekët ende nuk e kanë të qartë pse zemra e tij ndali aq papritmas – dhe kërkimi i shkakut tashmë është […]

Por mjekët ende nuk e kanë të qartë pse zemra e tij ndali aq papritmas – dhe kërkimi i shkakut tashmë është prioritet.

“Ishte një 29 vjeçar që po luftonte për jetën e tij,” tha profesor Sanjay Sharma, kardolog.

“Duhet ta dimë se çka ndodhi në të vërtetë.”

Një prej shkaqeve më të zakonshme të arrestit kardiak është ritmi abnormal i zemrës.

Shkaqe të tjera përfshijnë kardiomiopatinë – sëmundje e muskulit të zemrës që afekton madhësinë, formën dhe trashësinë e saj – por edhe miokarditisi akut, ose inflamacioni i muskulit të zemrës, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Skanimet komplekse të zemrës së z. Eriksen do të shqyrtohen nga mjekët për të detektuar nëse ka ndonjë vragë apo abnormalitet në zemrën e tij.

Këto testime janë obligative të bëhen në Britani për çdo dy vjet.

Arresti kardiak ndodh kur zemra papritmas ndalon së pompuari gjak në trup, duke e lënë trurin pa oksigjen dhe duke bërë që personi të mbetet pa vetëdije dhe pa frymëmarrje.

  1. Eriksen nuk është i vetmi futbollist që ka përjetuar rrest kardiak. Në vitin 2012, një tjetër futbollist, me emrin Fabrice Muamba, ra për toke dhe zemra e tij ndaloi për 78 minuta. Marc-Vivien Foe ndërsa luante për Kamerunin, 28 vjeçar, ishte një tjetër. Po ashtu, edhe Ugo Ehiogu.

Arrestet kardiake mund t’i ndodhin çdokujt në çdo kohë – dhe jo vetëm futbollistëve.

Për çdo javë në Britani, 12 njerëz nën moshën 35 vjeçare vdesin nga arrestet kardiake të papritura. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova