Pasi hëngri shuplakën, Macron befasoi turmën me veprimin e tij

Presidenti francez Emmanuel Macron është goditur me flakaresh në fytyrë gjatë një vizite zyrtare në jug-lindje të Francës por duket që as nuk është zmbrapsur e as frikësuar nga ky veprim. Në videon që po qarkullon në mediat sociale, z. Macron shihet derisa ecën te barriera që e ndan nga qytetarët për t’u takuar me […]
Në videon që po qarkullon në mediat sociale, z. Macron shihet derisa ecën te barriera që e ndan nga qytetarët për t’u takuar me ta.
Kjo po ndodhte jashtë qytetit të Valencës.
Dy burra janë arrestuar pas këtij incidenti, kanë raportuar mediat franceze, përcjell Periskopi.
Burri në fjalë raportohet të ketë bërtitur “Poshtë me Makroni-zmin” derisa i mëshonte shuplakë presidentit.
Pasi hëngri shuplakën, Macroni u rikthye te po ajo barrierë dhe nisi të ndër-vepronte me turmën sërish i patrembur.
Nuk ka as identitet por as motiv të burrave në fjalë.
Politikanët francezë kanë dënuar ashpër incidentin, përfshirë liderin e të majtës ekstreme Jean-Luc Melenchon dhe lideren e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen. /Periskopi












