“Papritmas nuk e ndjemë pulsin e tij”, mjeku i Danimarkës përshkruan momentet e frikshme pas sulmit në zemër të Eriksenit

“Papritmas nuk e ndjemë pulsin e tij”, mjeku i Danimarkës përshkruan momentet e frikshme pas sulmit në zemër të Eriksenit

Mjeku i ekipit të Kombëtares së Danimarkës, Morten Boesen zbuloi se ndjente se pulsi i mesfushorit Christian Eriksen po ikte dhe ‘filloi t’i jepte reanimacion kardiopulmonar (CPR). Mesfushori danez ra pa ndjenja në fushë në fundin e pjesës së parë të humbjes së Danimarkës me Finlandën 1-0, dhe për 12 minuta bota e futbollit qëndroi […]

Mesfushori danez ra pa ndjenja në fushë në fundin e pjesës së parë të humbjes së Danimarkës me Finlandën 1-0, dhe për 12 minuta bota e futbollit qëndroi plotësisht e qetë.

Eriksen ishte shtrirë pa ndjenja në fushë, së pari i ndihmuar nga shokët e tij të skuadrës dhe më pas nga personeli mjekësor, para se të dëbohej nga fusha dhe të dërgohej në spital.

Raportet mbërritën për një Eriksen të qëndrueshëm, por mjeku i ekipit foli për skenat e tmerrshme të përjetuan.

“Ai po merrte frymë dhe unë mund ta ndieja pulsin e tij. Por, papritmas kjo ndryshoi. Dhe siç e panë të gjithë, ne filluam t’i jepnim CPR”, ka thënë fillimisht Boesen për AP.

Imazhet televizive treguan lojtarët e Danimarkës në shok, disa prej tyre nuk mund t’i mbanin lotët, pasi e mbrojtën lojtarin nga kamerat në Parken Stadium.

U deshën 12 minuta nga kur ai ra në tokë deri kur e mori veten, por Boesen tha se ata kishin qenë në gjendje ta kthenin në jetë përsëri para se ta dërgonin me ambulancën.

“Ne arritëm ta kthenim Christianin. Dhe ai më foli para se të dërgohej në spital”, përfundoi mjeku i Danimarkës.

UEFA dhe Federata Daneze konfirmuan se ai ishte ‘zgjuar dhe i qëndrueshëm’, para se ndeshja të rifillonte ‘me kërkesë të lojtarëve’ në orën 20:30.

Eriksen thuhet se kishte folur me shokët e tij të ekipit në telefon dhe u kërkoi atyre të përfundonin 90 minutat kundër Finlandës.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova