Nga manastiri i Deçanit reagojnë për aksionin e PSD’së, mendojnë që Shpend Ahmeti është bashkëpunëtor i Albin Kurtit

Nga manastiri i Deçanit reagojnë për aksionin e PSD’së, mendojnë që Shpend Ahmeti është bashkëpunëtor i Albin Kurtit

Manastiri i Deçanit ka spekuluar se aksioni i simbolik i kryer nga PSD’ja në objektin e kishës ortodokse në kampusin universitar të UP’së është kryer nga studentë të inkurajuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të ciin e kanë quajtur “bashkëpunëtor të ngushtë politik të kryeministrit të Kosovës, Kurtit”. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e […]

Manastiri i Deçanit ka spekuluar se aksioni i simbolik i kryer nga PSD’ja në objektin e kishës ortodokse në kampusin universitar të UP’së është kryer nga studentë të inkurajuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të ciin e kanë quajtur “bashkëpunëtor të ngushtë politik të kryeministrit të Kosovës, Kurtit”.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e manastirit në ‘Twitter’, aksioni i Partisë Socialdemokrate quhet “blasfemik”, si dhe “akt vandal”, teksa bëjnë referim të pasaktë duke vënë bazën e informatës në raportimet e medieve.

“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet vandale në kishën ortodokse serbe në qendër të qytetit, në të cilën janë vendosur grafite blasfemike, u kryen nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkëpunëtor i ngushtë politik i Kryeministrit të Kosovës Kurti”, thuhet në reagimin e manastirit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës qe tri vite është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, derisa nuk është vërejtur ndonjë përafri e tij me kryeministrin Kurti, siç spekulohet në reagimin e Manastirit të Deçanit.

Po ashtu, pretendimi se aktiviteti simbolik është kryer nga aktivistë studentorë, është i rremë sepse PSD ishte ajo që mori përgjegjësi për aksionin. Në ‘Facebook’-un e tij, kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka kërkuar shkarkimin e Ministrit të Brendshëm pas mbajtjes së liturgjisë në objektin kishtar, duke thënë se Kosova është e pasigurt nën qeverisjen e Kurtit.

“Nuk e kemi ditur, tha ministri i kulturës. Nëse është kështu, atëherë ky është një dështim i madh. Ministri i Brendshëm duhet të jap dorëheqje, AKI duhet të përgjigjet gjithashtu. Kosova qenka krejt e pasigurtë nën udhëheqjen e tyre”, thuhet ndër të tjera në postimin e Molliqajt për aksionin simbolik.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik