Musliu për deklaratën e Konjufcës për krerët e UÇK-së: S’po guxon të thotë me zë të fuqishëm

Musliu për deklaratën e Konjufcës për krerët e UÇK-së: S’po guxon të thotë me zë të fuqishëm

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar deklaratën e kryekuvendarit Glauk Konjufca, i cili sot tha se në Hagë po mbahen komandantët më të shquar të UÇK-së. Musliu në Dpt te Fidani në T7 tha se Konjufca nuk po ka guxim ta thotë me zë më të fuqishëm, shkruan Gazeta Express. “Konjufca sikur e ka […]

Musliu në Dpt te Fidani në T7 tha se Konjufca nuk po ka guxim ta thotë me zë më të fuqishëm, shkruan Gazeta Express.

“Konjufca sikur e ka marrë kthesën, s’po guxon hala me thonë me zë të fuqishëm. Ajo çka ka thonë ai është realitet, sepse në Hagë janë duke u gjykuar krerët e UÇK-së, është duke u gjykuar liria e këtij vendi”, tha ajo.

Po ashtu, Musliu shtoi se krerët që po gjykohen në Hagë nuk janë emra të përveçëm.

“Nuk janë emra të përveçëm, aty është duke u gjykuar një informacion i cili ka lind nga populli“, tha ajo.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për luftën e UÇK-së duke thënë se në Hagë po mbahen komandantët më të shquar të UÇK-së.

“Ne jemi duke e vuajtur një proces shumë të vështirë dhe të ndërlikuar të gjykimit në Hagë të disa prej krerëve më të shquar të ushtrisë sonë çlirimtare”, tha ai.

“Lufta e UÇK-së është luftë e drejtë, e pastër dhe ka qenë e domosdoshme dhe ajo e përben themelin e lirisë sonë….Mua ma merr menja që është padyshim politikë zyrtare e shtetit tonë që t’i konsolidojmë grupet që do të merreshin me mbrojtjen e tyre, do të ishin aktiv në këtë proces, jo thjesht spektator, le të themi që është një proces i drejtësisë ndërkombëtare dhe ne po e vëzhgojmë si po zhvillohet ajo, kështu ma merr menja ka qenë, fatkeqësisht qasja e qeverisë së kaluar”, shtoi Konjufca.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot