Momenti i trishtë kur gruaja e Eriksenit hyri në fushë

Gjendja shëndetësore e mesfushorit ofanziv të kombëtares së Danimarkës, Christian Eriksen, është stabile, ka bërë të ditur UEFA. Një incident trishtues ka ndodhur në ndeshjen e grupit B në Kampionatin Evropian, mes Danimarkës dhe Finlandës. Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen ka humbur ndjenjat në fushë. Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua […]
Gjendja shëndetësore e mesfushorit ofanziv të kombëtares së Danimarkës, Christian Eriksen, është stabile, ka bërë të ditur UEFA.
Një incident trishtues ka ndodhur në ndeshjen e grupit B në Kampionatin Evropian, mes Danimarkës dhe Finlandës.
Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen ka humbur ndjenjat në fushë.
Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”.
Ndeshja është suspenduar edhe zyrtarisht.
Gruaja e Eriksen, Sabrina Kvist Jensen hyri në fushë në momentin e alivanosjes.
Ajo u ndal nga bashkëlojtarët e Eriksen duke u ngushëlluar nga ta.













