Maria dhe Katerina: Jeta e vajzave sekrete të Vladimir Putinit

Maria dhe Katerina: Jeta e vajzave sekrete të Vladimir Putinit

Ato u zhdukën të dyja, në të njëjtën ngjarje publike, ndoshta për herë të parë, që kur Vladimir Putin erdhi në pushtet. Por askush nuk mund të betohet se janë me të vërtetë vajzat e presidentit, pasi që të dyja përdorin mbiemra të tjerë dhe se askush në Rusi nuk guxon të bëjë pyetje për […]

Ato u zhdukën të dyja, në të njëjtën ngjarje publike, ndoshta për herë të parë, që kur Vladimir Putin erdhi në pushtet. Por askush nuk mund të betohet se janë me të vërtetë vajzat e presidentit, pasi që të dyja përdorin mbiemra të tjerë dhe se askush në Rusi nuk guxon të bëjë pyetje për një temë që Vladimir Vladimirovich e konsideron si një çështje të jetës private.

Dhe kushdo që nuk e kupton këtë, është në rrezik të madh, si gazeta “Moskovskij Korrespondent”, e cila në vitin 2008 shkroi për një martesë të afërt midis presidentit dhe ish-gjimnastes Alina Kabayeva. Disa ditë më vonë gazeta pezulloi botimin e saj.

Por për disa kohë, vajzat Maria dhe Katerina, të moshës 36 dhe 34 vjeçe, kanë dalë në shtyp për projektet e tyre në gjenetikë dhe inteligjencën artificiale. Kështu, këtë fundjavë ato folën në Forumin Ekonomik të Shën Petersburg në Rusi.

Në një sesion mbi investimet ekonomike, Katerina, të premten mbajti një fjalim mbi teknologjitë inovative. Natyrisht ajo u paraqit me mbiemrin e saj të vërtetë Tikhonova. Të shtunën ishte radha e Marias, natyrisht, me mbiemrin që ajo përdor: Vorontsova.

Megjithatë, të dyja gratë përdorin patronimin e duhur përkatësisht Vladimirovna, që do të thotë vajza e Vladimirit. Etërit padyshim që mund të jenë dy homonime, por respekti me të cilin trajtohen, duket se konfirmon se ata nuk janë dy Vladimirë dosido.

Për ta kuptuar, Katerina foli përpara një auditori ministrash dhe zyrtarësh të lartë që e dëgjuan atë në heshtje fetare. Në një moment, rektori i Universitetit të Shën Petersburgut, i cili po vepronte si moderator, e lejoi veten të bënte një shaka, ndërsa Katerina fliste. Ai u hesht menjëherë nga një Ministër i irrituar i Drejtësisë.

Në të vërtetë, vajzat e presidentit dhe ish-gruaja e tij, Lyudmila, të martuar në vitin 1983, u zhdukën nga skena zyrtare që nga viti 1999.

Ish-agjenti i KGB-së u zgjodh si pasardhës nga Boris Jelcin dhe u emërua kryeministër(në 2000-in ai mori vendin e Jelcinit që dha dorëheqjen). Menjëherë dy vajzat që studionin në shkollën gjermane në Moskë (familja kishte jetuar në Gjermaninë Lindore kur Putini drejtoi stacionin e KGB-së të Dresdenit), u tërhoqën nga instituti dhe vazhduan vitin privatisht.

Zyrtarisht nuk është folur kurrë për to dhe Putini në disa raste u kufizua duke thënë se vajzat flasin rrjedhshëm gjuhë të ndryshme, ndjekin karrierën e tyre dhe jetojnë në Rusi

Ishte shkruar që Maria ishte martuar me një sipërmarrës holandez dhe se Katerina kishte bashkuar forcat me djalin e një miku të ngushtë të Putinit, Nikolai Shamalov. Sidoqoftë, të dyja tani përdorin mbiemra të tjerë.

Ndërsa gruaja e tij Lyudmila, do të martohej përsëri me një sipërmarrës që është 20 vjet më i ri se ajo dhe do të jetonte në një lloj kështjelle në Biarritz në Francë.

Ndërkohë, Alina Kabayeva, thuhet se lindi i tre fëmijë presidentit dhe se ai u martua fshehurazi me të. Shtypi ndërkombëtar ka raportuar se Alina, si një atlete e thjeshtë, bëri një karrierë të jashtëzakonshme dhe tani është kreu i njësisë që kontrollon disa nga kanalet kryesore televizive dhe që është në pronësi të oligarkëve dhe miqve të Putinit.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj