Juventusi ia prish planet Barcës, futet në garë për Depayn

Juventusi ia prish planet Barcës, futet në garë për Depayn

Kalimi i Memphis Depay te Barcelona me parametër zero dukej një fakt i kryer madje pritej vetëm zyrtarizimi, por jo pasi mesa duket gjërat kanë ndryshuar me Juventusin që në orët e fundit është futur fuqishëm në garë për të firmosur me sulmuesin holandez duke trembur klubin katalanas. Dëshira e vetë futbollistit është të transferohet […]

Kalimi i Memphis Depay te Barcelona me parametër zero dukej një fakt i kryer madje pritej vetëm zyrtarizimi, por jo pasi mesa duket gjërat kanë ndryshuar me Juventusin që në orët e fundit është futur fuqishëm në garë për të firmosur me sulmuesin holandez duke trembur klubin katalanas. Dëshira e vetë futbollistit është të transferohet te Barcelona aty ku e pret krahëhapur ish-trajneri i tij në kombëtaren tulipane Ronald Koeman, por paratë mund të tundojnë këdo dhe Juventusi për ta bindur Depay-n të ndërrojë destinacion i ka ofruar një kontratë me një rrogë shumë të më lartë se Barça.

5 milionë euro në sezon plus bonuset në rast suksesesh të skuadrës i ofron klubi spanjoll për një kontratë me kohëzgjatje 3-vjeçare sulmuesit holandez, ndërkohë që bardhezinjtë janë kundërpërgjigjur duke i vendosur në tavolinë Depay-t një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon. Vështirë që Barcelona në orët e ardhshme të ngrejë stekën pasi drejtuesit e klubit spanjoll nuk kërkojnë të shpenzojë shifra marrëmendëse në pagat e futbollistëve dhe baza fikse do të mbetet ajo prej 5 milionë eurosh, me ndryshimin e vetëm që Barça mund ta rritë nga 3 në 4 vite kohëzgjatjen e kontratës së 27-vjeçari. Tashmë topi kalon te futbollisti dhe menaxheri i tij, pasi u duhet të vendosin se kë duhet të zgjedhin mes Barçës dhe Juventusit. Memphis Depay në 30 qershor do të lirohet nga çdo detyrim kontraktual me Lyon me të cilët u aktivizua për 4 sezone e gjysmë duke shënuar 76 gola në 178 paraqitje.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova