I shkarkuar po vazhdon që të kundërshtojë vendimin e Kryesisë, thirrjes së Veliut i përgjigjen vetëm katër persona

I shkarkuar po vazhdon që të kundërshtojë vendimin e Kryesisë, thirrjes së Veliut i përgjigjen vetëm katër persona

Tashmë ish-kreu i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu po vazhdon që të kundërshtojë vendimin e kryesisë të Lidhjes Demokratike që ai pas shumë vitesh të mos jetë kryetar i këtij subjekti në Llap. Veliu i pakënaqur që në vend të tij është emëruar Ekrem Hyseni, ka ftuar një mbledhje të kryesisë së LDK-së në Podujevë, […]

Veliu i pakënaqur që në vend të tij është emëruar Ekrem Hyseni, ka ftuar një mbledhje të kryesisë së LDK-së në Podujevë, degë që deri pak ditë më parë e kishte udhëhequr për vite më radhë, mirëpo, thirrjes së tij iu janë përgjigjur pozitivisht vetëm katër persona.

Përpjekja e Veliut për të kundërshtuar vendimin e Abdixhikut, e edhe mbledhja që ai ka thirrur ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Burimet e Express thonë se nga dega e Podujevës, refuzimi ka ndodhur pas deklarimit publik që Veliu bëri mbrëmë në profilin e tij në Facebook, ku u shfaq hapur kundër vendimeve të partisë.

Mësohet që qëllimi i vërtetë i thirrjes së këtij takimi ishte të merret qëndrim kundër vendimit të Abdixhikut dhe i njejti të shpallej antistatutar.

Përmes një shkrimi në Facebook, Agim Veliu mbrëmë e ka quajtur vendim skandaloz atë që ka marrë kryesia e partisë për të caktuar kandidat për kryetar të Podujevës, Ekrem Hysenin si dhe kryetar të degës së LDK-së në Llap.

“Për vendimin arbitrar dhe të paligjshëm të Kryesisë dhe të Kryetarit Abdixhiku, fillimisht isha informuar përmes mediave. Ndërsa, sot (e diel) më është përcjell vendimi skandaloz i nënshkruar nga kryetari i partisë, i cili nuk shquhet vetëm për shkelje të Statutit të partisë, por edhe për gabime drejtshkrimore, mbase nga ngutia për ta “përligjur” sa më shpejt shkarkimin Kryetarit të Degës në Podujevë”, ka shkruar mbrëmë Veliu, duke thënë se ky veprim është “maskaradë e Kryetarit Abdixhiku dhe përkrahësve të tij në Kryesi nuk është asgjë tjetër veçse një lojë e ndyrë dhe përpjekje për ta kamufluar vendimin në emër të kinse riorganizimit të brendshëm (lexo: spastrimit të brendshëm), të prezantuar në “Platformën e Kryetarit të LDK-së 2021-2023”, shkroi ai.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit