Gazmend Demolli fiton garën në disiplinën malore në Kampionatin e Kosovës në automobilizëm

Gazmend Demolli fiton garën në disiplinën malore në Kampionatin e Kosovës në automobilizëm

Gazmend Demolli është i fitues i garës së dytë në disiplinën malore për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm. Demolli i Auto Klubit Prishtina Racing Team me Audi S3, në shtegun prej 3 kilometrave, deri te fitorja ka arritur me kohën e përgjithshme prej 03:59.339 minuta (përfshirë të dyja vozitjet, 01:53.052 dhe 01:46.287) me shpejtësi mesatare […]

“Kam pritur të shënoj fitore, sepse veturën e kam në gjendje shumë të mirë. Nuk kam garuar më parë në kohë me shi, por e menaxhova mjaft mirë shtegun, madje ishte kënaqësi që nuk e kisha përjetuar më parë”, ka thënë Demolli pas garës, i cili ka  bërë të ditur se do të jetë kandidat serioz për të fituar edhe në garat e radhës, duke filluar nga gara ndërkombëtare që pas dy javësh mbahet në Kullë. “Shpresoj të arrij rezultate të mira edhe në vazhdim të kampionatit. Në Kullë konkurrenca do të jetë shumë e fortë, por gjithsesi pres rezultat të mirë”, është shprehur Gazi.

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Valon Jahës, po ashtu i Prishtina RT, i cili me BMW E36 ishte më i ngadalshëm për 13.033 minuta.

Podiumin e fituesve e plotësoi Bardhël Canolli i Eurogoma RT, i cili ndryshe nga shumica e garave të mëhershme kur ishte fitues, kësaj radhe u pajtua me pozitën e tretë, kjo edhe për shkak të kushteve atmosferike, të cilat nuk ishin të përshtatshme për Radicall SR8 LM e tij.

No description available.

Përkundër motit me shi dhe faktit se nuk kanë përvojë në garat malore, paraqitje mjaft të mirë patën edhe Mimoza Jetullahu e Arjeta Rysha, të cilat renditën në pozitën e dytë në klasat e tyre.

Në konkiurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Prishtina RT me 60 pikë, e dyta u rendit Eurogoma RT me 47, ndërsa pozita e tretë i takoi AK Prizreni D&G.

Me gjithë organizimin e mirë nga Prishtina RT në bashkëpunim me FASK-un, për shkak të shiut që ra në pjesën më të madhe të kohës ose edhe problemeve teknike, tetë garues nuk e përfunduan garën, por për fat mirë nuk pati asnjë aksident serioz.

Për rezultatet në plasmanin e përgjithshëm dhe nëpër klasa, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://kstiming.com/kl.html

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova