Federata daneze del me njoftim zyrtar, konfirmon se gjendja e Eriksenit është stabile

Federata daneze del me njoftim zyrtar, konfirmon se gjendja e Eriksenit është stabile

Federata e Futbollit të Danimarkës (DBU) ka lëshuar një njoftim zyrtar mëngjesin e sotëm (e diel) dhe ka treguar se gjendja e mesfushorit, Christian Eriksen, fatmirësisht vazhdon të jetë stabile, ndërsa nuk ka harruar t’i falënderoj të gjithë që janë përkujdesur për situatën e tij. Eriksen ra pa ndjenja në fushë në minutën e 43-të […]

Eriksen ra pa ndjenja në fushë në minutën e 43-të në ndeshjen e Danimarkës ndaj Finlandës të shtunën mbrëma, situatë që tronditi botën e futbollit.

Për 15 minuta nuk dihej nëse Eriksen do të shpëtonte dhe vetëm pas kësaj kohe dhe intervenimin bravuroz të ekipeve mjekësore, mesfushori arriti të këndellet dhe të niset për spital.

Kjo situatë bëri që e gjitha bota e sportit të çoj mesazh në në mbështetje të Eriksenit, ndërsa sot (e diel), federata daneze ka konfirmuar se gjendja e lojtarit është stabile, teksa ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

“Këtë mëngjes kemi folur me Christian Eriksen, i cili ka përshëndetur bashkëlojtarët. Gjendja e tij është stabile dhe ai vazhdon të jetë i hospitalizuar për ekzaminime të mëtutjeshme”, nis shkrimi i njoftimit të federatës daneze.

“Ekipi kombëtar dhe futbollistët kanë marrë asistencë krize, dhe për secilin lojtar do të jenë aty pas incidentit të djeshëm”.

“Ne duam të falënderojmë të gjithë për mbështetjen ndaj Christian Eriksen, nga tifozët, lojtarët, familjet mbretërore të Danimarkës dhe Anglisë, federatat kombëtare, klubet e të tjera”.

“Ne i inkurajojmë të gjithë të dërgojnë mesazhet e tyre mbështetëse te Federata jonë, ku do të sigurohemi që ato t’i marrë Erikseni dhe familja e tij’’, mbyllet komunikata e DBU-së.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova