Ekspertët e UFO-ve për raportin e Amerikës: Do të na trondis, të përgatiten njerëzit

Ekspertët e UFO-ve për raportin e Amerikës: Do të na trondis, të përgatiten njerëzit

Gati 75 vjet pas Roswellit, mundësia që nuk jemi të vetëm në univers është edhe një herë e futur në politikë. Lansimi i raportit të Pentagonit për aktivitetet e Programit të Identifikimit të Kërcënimeve Ajrohapësinore ka nxitur interes për ish drejtorin e programit, Luis Elizondon, që ka çuditur edhe ufologët në mbarë botën. “Ne jemi […]

Lansimi i raportit të Pentagonit për aktivitetet e Programit të Identifikimit të Kërcënimeve Ajrohapësinore ka nxitur interes për ish drejtorin e programit, Luis Elizondon, që ka çuditur edhe ufologët në mbarë botën.

“Ne jemi shumë të bindur që kemi të bëjmë me një teknologji që është shumë-gjeneracionale, me disa gjenerata përpara para asaj që ne e konsiderojmë teknologjia e gjeneratës së ardhshme,” i tha Elizondo Washington Postit.

Por, shumë larg nga Washintoni, në një qytezë të qetë në Todmorden janë ndjerë gurgullimat më të mëdha.

Kjo qytezë ka qenë vendi i një numri të madh eventesh të pashpjegueshme dhe raportimesh për UFO-t, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

“Shumë njerëz më kanë ndalur në rrugë e më kanë pyetur “Çka mendoni për raportin?” thotë Colin Lyall, një ufolog që banon në Todmorden.

Alan Godfrey, një ish zyrtar policor dhe ish banor në Todmorden pretendon se ishte kidnapuar nga alienët në vitin 1980 derisa po hetonte vdekjen misterioze të Zigmund Adamskit, një minatori 56 vjeçar.

Godfrey ishte bërë ‘zvezdë’ në këtë qytet, veçanërisht pas publikimit të librit të tij “Kush apo çka ishin ata?”

Lyall është krenar për shoqërinë që ka formuar dhe që Todmoreni po merr vëmendjen botërore.

“Ajo që i ndodhi Alanit bëri vaki para 40 vitesh, por është bërë një moment ikonik në botën e UFO-ve.” – tha ai.

Gary Heseltine, një hulumtues është trimëruar nga raporti që pritet të publikohet nga ShBA-të dhe po kërkon të koordinojë reagimin global dhe të përgatis “kurse për ndërgjegjësimin e publikut”.

“Edhe nëse ndodh pas 10 ditësh apo pas 10 vitesh [konfirmimi i ekzistencës së jetës jashtëtokësore] ai po vjen dhe do të na trondis,” tha ai. /Periskopi

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj