Dy supergolat e Shaqirit fundosin Turqinë, Zvicra shpreson në kualifikim

Zvicra ka shënuar fitore ndaj Turqisë, ndeshje e xhiros së tretë në “Euro 2020”. Zvicra ia doli të triumfojë ndaj Turqisë me rezultat 3 – 1, ndeshje në të cilën shkëlqeu shqiptari Xherdan Shaqiri me dy gola. Fillimisht, Seferovic realizoi gol nga distanca për të kaluar Zvicrën në epërsi (6′). Pastaj, Xherdan Shaqiri me një […]

Zvicra ka shënuar fitore ndaj Turqisë, ndeshje e xhiros së tretë në “Euro 2020”.

Zvicra ia doli të triumfojë ndaj Turqisë me rezultat 3 – 1, ndeshje në të cilën shkëlqeu shqiptari Xherdan Shaqiri me dy gola.

Fillimisht, Seferovic realizoi gol nga distanca për të kaluar Zvicrën në epërsi (6′).

Pastaj, Xherdan Shaqiri me një supergol dyfishoi epërsinë duke lënë të shtangur portierin (26′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Kahveci ngushtoi epërsinë duke shënuar nga lartësia, gol që vërtet ishte jashtëzakonisht i bukur (62′).

Derisa, u mendua se Turqia u rikthye në lojë, në skenë doli prapë Shaqiri që realizoi pas asistimit të Zuber (68′).

Po ashtu, Shaqiri u bë lojtari i parë në histori të Zvicrës që shënon në katër turne radhazi (Kampionati Botëror 2014, 2018 dhe Kampionati Evropian 2016, 2020).

Ndërkohë, Zvicra e mbyll grupin në pozitën e tretë me 4 pikë, derisa pikët e skuadrave të treta në grupet e tjera do vendosin nëse do kualifikohen tutje.

Kurse, Turqia e mbyll aventurën në “Euro 2020” pa pikë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova