Dembele largohet nga EURO2020: E lë Francën para ndeshjes kyçe

Ousmane Dembele është detyruar të tërhiqet nga ekipi kombëtar i Francës në Euro 2020, për shkak të një lëndimi në gju, njofton Federata e Futbollit e Francës. Anësori i Barcelonës e pësoi një dëmtim në gju në barazimin e Francës 1:1 me Hungarinë të shtunën dhe si pasojë do të mungojë në pjesën e mbetur […]

Anësori i Barcelonës e pësoi një dëmtim në gju në barazimin e Francës 1:1 me Hungarinë të shtunën dhe si pasojë do të mungojë në pjesën e mbetur të turneut.

Dembele ishte futur në lojë në pjesën e dytë si zëvendësues në Puskas Arena, kur Franca po humbiste nga Hungaria, por u detyrua të zëvendësohej nga Thomas Lemar në minutën e 87-të, pasi e lëndoi gjurin.

Lajmi u konfirmuar nga federata franceze në rrjetet sociale.

“Pasi e lëndoi gjurin në barazimin 1:1 me Hungarinë, Ousmane Dembele do të mungojë për pjesën e mbetur të Euro. Ne i urojmë shërbim të shpejtë Osmanes!”, thuhet në njoftimin e Francës.

Kampionia e Botës e mundi Gjermaninë në ndeshjen hapëse ne grup dhe u ndal nga Hungaria me një barazim në ndeshjen e dytë të shtunën.

Franca është lidere e Grupit F një ndeshje para përfundimit të fazës grupore dhe do të përballet me kampionen në fuqi të Evropës, Portugalinë, të mërkurën në Budapest.

Lëndimi i Dembeles është goditje e rëndë për trajnerin Didier Deschamps, pasi ylli i Barcelonës pati ndikim pozitiv në barazimin me Hungarinë, duke e ndryshuar rrjedhën e lojës kur u fut në fushë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova