Del raporti i pandemisë: 9 të infektuar, 14 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë tashmë ia ka marrë primatin Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në publikimin e raportit të kësaj të fundit. Numri i rasteve të reja pozitive është vetëm 9 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i të vdekurve është 0. Shifra që dallon më së shumti është ajo e numrit të të shëruarve […]
Numri i rasteve të reja pozitive është vetëm 9 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i të vdekurve është 0.
Shifra që dallon më së shumti është ajo e numrit të të shëruarve që është ulur ndjeshëm.
Vetëm 14 persona janë shëruar përgjatë 24 orëve.
Kjo bën që numri i rasteve aktive të jetë vetëm 179.
Përgjatë 24 orëve janë vaksinuar 7341 persona. /Periskopi












