Conte flet për gjithçka: E ardhmja e tij, drama e Eriksen, Italia në Europian

Conte flet për gjithçka: E ardhmja e tij, drama e Eriksen, Italia në Europian

Nga Europiani i jashtëzakonshëm i Italisë te momentet e tmerrshme të përjetuara nga Eriksen, duke kaluar nëpër tregun e transferimeve. Antonio Conte zbuloi të ardhmen e tij, pas lamtumirës nga Interi. “Do të jetë një vit, në të cilin unë do të përpiqem të studioj, do të shoh futboll dhe do ta shfrytëzoj në mënyrën […]

Nga Europiani i jashtëzakonshëm i Italisë te momentet e tmerrshme të përjetuara nga Eriksen, duke kaluar nëpër tregun e transferimeve. Antonio Conte zbuloi të ardhmen e tij, pas lamtumirës nga Interi.

“Do të jetë një vit, në të cilin unë do të përpiqem të studioj, do të shoh futboll dhe do ta shfrytëzoj në mënyrën më të mirë këtë situatë pushiminë, – tha ai për “Radio Anch’io Sport”. – Do ta shfrytëzoj periudhën për të kaluar më shumë kohë me familjen time dhe për të parë futboll, i cili është gjithmonë në zhvillim”.

Më tej, disa fjalë për kombëtaren italiane: “Gjykimi im për Italinë është sigurisht pozitiv, po tregon unitet dhe dëshirë të madhe, kjo paralajmëron gjëra të mira.

Ndërsa midis ekipeve të tjera nuk shoh ndonjë surprizë. Gjithashtu e shoh Gjermaninë si favorite, mund të shkojë deri në fund. Italia ka treguar vazhdimësi dhe meritë të madhe në dëshirën për të bërë mirë dhe për t’i fituar ndeshjet.

Është një nga kandidatet për të shkuar deri në fund të Europianit. Gjëja që më pëlqen më shumë është se loja e saj sjell besim, ekziston një ekuilibër i madh midis fazës sulmuese dhe mbrojtëse. Kjo është gjëja më e rëndësishme kur dëshiron të synosh rezultate të rëndësishme.

Është e rëndësishme që të mos pësosh gol. Duhet të presim ndeshjet më sfiduese, por këto rezultate nuk mund të jenë rastësi”.

Në fund, ish-trajneri zikaltër i shpreh mbështetje Eriksenit: “Ishte e tmerrshme ajo që pashë përmes televizorit. Ishin momente të tmerrshme, që fatkeqësisht i përjetova i vetëm. Diçka vërtet e keqe ndodhi.

Duke e parë me sytë hapur, më goditi thellë, u bëra shumë keq. Tani është e rëndësishme për të që të gjejë qetësinë e duhur me familjen, falë edhe atyre që ndërhynë për ta shpëtuar. Uroj që të jetë i qetë dhe ta shijojë jetën, pastaj do të ketë kohë për të bërë vlerësimin e nevojshëm. Futbolli vjen më vonë”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova