Alioski zbulon çka i tha Arnautovic pas ndeshjes ku ia shau ‘nënën shqiptare’

Alioski zbulon çka i tha Arnautovic pas ndeshjes ku ia shau ‘nënën shqiptare’

  Maqedonia e Veriut debutoi me humbje 3-1 ndaj Austrisë në Kampionatin Europian, teksa episodi më i shëmtuar i ndeshjes ishte kur sulmuesi austriak Arnautoviç shpërtheu në të shara ndaj Ezgjan Alioskit. Vetë futbollisti shqiptar dha një intervistë për Digitalb, ku sqaroi incidentin me sulmuesin austriak dhe konfirmoi besimin se Maqedonia e Veriut mund t’ia […]

 

Maqedonia e Veriut debutoi me humbje 3-1 ndaj Austrisë në Kampionatin Europian, teksa episodi më i shëmtuar i ndeshjes ishte kur sulmuesi austriak Arnautoviç shpërtheu në të shara ndaj Ezgjan Alioskit.

Vetë futbollisti shqiptar dha një intervistë për Digitalb, ku sqaroi incidentin me sulmuesin austriak dhe konfirmoi besimin se Maqedonia e Veriut mund t’ia dalë të kalojë fazën e grupeve të Europianit.

Çfarë mund të bënit më mirë në ndeshjen e për të Europianit?
Ishte shumë bukur dhe emocion shumë i madh kur zbritëm në stadium. E prisnim më ndryshe, pasi donim të merrnim të paktën një pikë, por në fund e humbëm lojën. Jemi të mërzitur për këtu, por kemi ndeshje të tjera dhe duhet të shohim përpara. Kemi qenë të emocionuar, pasi ishte përvoja jonë e parë në një kompeticion të këtillë.

Çfarë ndodhi me Arnautoviç, pasi ti mund ta sqarosh më mirë se kushdo?
Në ndeshje të tilla është normale që lojtarët të përjetojnë tension dhe të dalin nga kontrolli, por më e bukura është kur në fund sqarohet gjithçka dhe pajtohesh. Unë me Arnautoviç folëm pas ndeshjes dhe u sqaruam, pasi më kërkoi ndjesë dhe erdhi edhe në dhomën tonë e më dha dorën, duke u treguar shumë fair. Nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë, pasi po festonin tifozët, por folëm në gjermanisht pas ndeshjes dhe u pajtuam pas ndeshjes. Është diçka që ndodh, pasi në ndeshje të kapin emocionet në ndeshje, por më e mira është kur sqarohet gjithçka.

A mund të bëjë më shumë Alioski në fushë?
Në çdo ndeshje që luaj, unë dua të bëj më mirë se takimi paraardhës. Nuk kam qenë në maksimumin tim dhe mund të bëj më mirë, por në tërësi bëmë një ndeshje të mirë. U mbajtëm mirë për 75 minuta dhe do ishte mirë të merrnim një barazim, megjithatë kemi ndeshje sërish dhe duhet të ndryshojmë menjëherë.

Keni besim që mund të kaloni grupet si një nga 4 të tretat më të mira?
Unë kurrë nuk e humb besimin dhe shpresoj që edhe ekipi të vijojë të besojë, pasi kjo është kryesore në një garë. Me Ukrainën duhet të shkojmë me besim për të fituar dhe jam i sigurt që mund të bëjmë mirë, si♪5 kemi bërë edhe ndaj Gjermanisë, apo Austrisë për 75 minuta. Shpresoj marrim 3 pikë ndaj Ukrainës, që të luajmë një finale ndaj Holandës.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova