Vuçiq i lutet Kosovës që të mos e padisin Serbinë për gjenocid

Vuçiq i lutet Kosovës që të mos e padisin Serbinë për gjenocid

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka porositur autoritetet kosovare në Kosovë që të mos e padisin Serbinë për gjenocid. Ai është marrë po ashtu me çështjen e ndryshimit të kufijve, duke thënë se shtetet ndërkombëtare që po dalin kundër – janë në të vërtetë pro një gjëje të tillë. “Padinë kundër Serbisë për […]

“Padinë kundër Serbisë për gjenocid, mund ta bëni vetëm përmes një shteti tjetër, Shqipërisë. Kjo do të nënkuptonte fillimin de facto të bashkimit me Shqipërinë. Unë ju paralajmëroj dhe ju lutem mos e bëni këtë”, theksoi Vuçiq, për “TV Pink”.

Vuçiq vuri në dukje se, “ndërkombëtarët që thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, nuk po thonë të vërtetën, sepse ata në të vërtetë janë në favor të ndryshimit të kufijve”.

“Gënjejnë hapur, ata janë vetëm për ndryshimin e kufijve të Serbisë. Sa herë që ata thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, unë them ‘ti je edhe një hipokrit tjetër që dëshiron të ndryshojë kufijtë që u arrit me forcë kur kishim një qeveri të paaftë në Serbi’. Thoni se jeni kundër ndryshimit të kufijve, kurse  në Kosovë e justifikoni atë me kinse një katastrofë humanitare. A nuk ishte një katastrofë më e madhe në Irak, pse atëherë nuk e ndatë Basrën nga Bagdadi?”, tha ai, duke shtuar se kjo flet vetëm për hipokrizinë e atyre.

Siç tha ai, kur shtron pyetjen – se pse disa kanë të drejtë të vetëvendosjes dhe të tjerët jo – ata, siç tha ai, i thonë, se duhet të shikojë për të zhvilluar ekonominë [e Serbisë].

“Çfarë do të ishte një Serbi e suksesshme në interesin e tyre? Për Evropën një Serbi e suksesshme është Serbia pa Kosovën. Prandaj ata [Kosova] janë kundër Mini Schengenit, kundër politikës ‘Ballkani ballkanasve’. Ata gjithmonë duan t’i ngrenë të tjerët kundër nesh, në mënyrë që Serbia të mos jetë e  fortë, të  mos jetë dominuese”, përfundoi Vuçiq.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj