Sot pritet të arrijnë mbi 4 mijë vaksina Pfizer: A do t’i presë Kosova me ceremoni?

Sot pritet të arrijnë mbi 4 mijë vaksina Pfizer: A do t’i presë Kosova me ceremoni?

Sot në Kosovë pritet që të arrijnë 4680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer. Këto vaksina janë pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do t’i sjellë në Kosovë. Këtë e kanë konfirmuar për KosovaPress zyra për komunikim e MSH-së, ku thuhet se edhe javëve në vazhdim do […]

Sot në Kosovë pritet që të arrijnë 4680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer. Këto vaksina janë pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do t’i sjellë në Kosovë.

Këtë e kanë konfirmuar për KosovaPress zyra për komunikim e MSH-së, ku thuhet se edhe javëve në vazhdim do të arrijnë disa kontingjente, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Sot pritet të vijnë 4680 vaksina Pfizer të BE-së. Edhe gjatë javëve në vijim pritet të vijnë kontingjent deri në marrjen e të gjitha 95 000 dozave”, thuhej në shkresën e MSh-së.

Ndërsa, të pyetur se a do ketë ndonjë ceremoni për pranimin e këtyre dozave të vaksinës Pfizer, nga zyra për komunikim e MSh-së kanë thënë se nuk besojnë që do të ketë ndonjë aktivitet.

Kujtojmë që ditë më parë presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, ka konfirmuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj e deri në gusht.

Kosova aktualisht nuk ka asnjë dozë të asnjë lloj vaksine anti-COVID, dhe është vendi i fundit në rajon që ka nisur imunizimin e qytetarëve kundër pandemisë.

Deri më tani janë vaksinuar 24 mijë qytetarë të Kosovës me vaksinat AstraZeneca që kishin arritur në Kosovë më 28 mars 2021.

Edhe këto doza të vaksinave anti-COVID i janë dhuruar qytetarëve të Kosovës për imunizim nga COVAX.

Ndërsa, numri i personave të vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 2 mijë e 187 raste, ndërsa numri i të infektuarve aktiv është 7 mijë e 983.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot