Skandal: Ponte Prizreni e quan ‘polak’ Dardan Berishën në postimin patetik kun mundohet ta arsyetojë dhunën

Ndeshja gjysmëfinale e Playoffit mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është pezulluar pas shpërthimit të dhunës, shkruan Periskopi. Pas përfundimit të pjesës së parë, janë publikuar pamjet ku shihet përleshja mes dy taborreve, teksa shikues e stafi i Pontes sulmojnë pejanët, të cilët ia kthejnë në të njejtën mënyrë. Ajo që është edhe më skandaloze, Ponte […]
Ndeshja gjysmëfinale e Playoffit mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është pezulluar pas shpërthimit të dhunës, shkruan Periskopi.
Pas përfundimit të pjesës së parë, janë publikuar pamjet ku shihet përleshja mes dy taborreve, teksa shikues e stafi i Pontes sulmojnë pejanët, të cilët ia kthejnë në të njejtën mënyrë.
Ajo që është edhe më skandaloze, Ponte Prizreni doli me një postim në Facebook ku mundohet ta arsyetojë dhunën duke potencuar se gjyqtari nuk mori vendimet e duhura, e kjo domethënë i paska nxitur ata që të marrin çështjen në duart e veta dhe ta zgjidhin situatën me grushte.
Për më tepër, ata i referohen basketbollistit më të mirë kosovar, Dardan Berishës si ‘polak’.
Absolutisht e tmerrshme. /Periskopi.com/













